VIP

“U nisa për tek ai, por nuk e gjeta gjallë”: Miku i ngushtë i Zef Dedës rrëfen pengun

A mbeti dikush që nuk u trishtua për humbjen e madhe të aktorit Zef Deda sot? Familjarët dhe miqtë e tij kanë shprehur ngushëllime sapo kanë dëgjuar për lajmin e hidhur.

Aktori i madh i humorit dhe mik i ngushtë i Zef Dedës, Edmond Halili ka rrëfyer sot një një intërvistë për “News 24” pengun e tij të madh. Ai ka treguar se si ka mësuar për humbjen e jetës së mikut të tij pikërisht sapo kishte shkuar në derën e shtëpisë së tij.

Halili ka treguar që ishte nisur sot për tek shtëpia e Zefit por që fatkeqësisht nuk e gjeti gjallë.

Rrëfimi i tij i plotë: “Sot jam nisur për tek shtëpia e tij. Sa shkova te dera e shtëpisë, doli një infermiere dhe e pyeta se si ishte dhe tha; më vjen keq, Zefi ndërroi jetë.

Është një dhimbje e madhe për ne, për familjen e tij dhe për humorin shqiptar. Jam takuar me të, kemi bërë show në Pallatin e Kongreseve. Pinim kafe dhe nga një gotë raki. Me Zefin kam shumë kujtime, kemi qenë në një lagje, kemi dhënë shfaqje të mëdha. Jam me lot në sy, nuk mund të flasë më shumë (qan). Zefi ka qenë i mrekullueshëm, nuk bën nëna më Zef”

What's your reaction?