Showbiz

Reperi Drake vjen me dedikimin më të ëmbël për shqiptarët

Këngëtari i njohur Drake gjithmonë ka arritur rekorde shikueshmërie duke fituar edhe çmime të shumta me hitet e tij që sjell në tregun botëror. Gjithmonë është vlerësuar për talentet e tij dhe këngët e tij janë të dëgjuara në gjithë botën.

Drake gjithmonë ka surprizuar fansat e tij me vendimet që ka marrë siç ishte rasti i disa ditëve më parë kur Drake zgjodhi të bëjë tatuazhin domethënës mbi njërën vetull ku i habiti të gjithë fansat e tij.

Ditën e djeshme reperi i njohur Drake ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Polar Opposites”. Surprizë për fansat ka qenë fakti që ai në videoklipin e këngës është shfaqur i veshur me nje xhup të kuq me detajin e shqiponjës simbol të flamurit tonë kombëtar. 

Të shumtë kanë qenë shiptarët nëpër botë të cilët kanë komentuar në postimin e këngëtarit të famshëm duke shprehur me krenari faktin që janë shqiptar, gjithashtu duke e shpërndarë nëpër mediat e tyre sociale foton e Drake.  

Ndër të tjera ajo që ka rënë në sy të fansave ka qenë edhe një frazë tjetër në klipin e Drake ku ai përmend Prishtinën, Kryeqytetin e Kosovës. “Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”

What's your reaction?