Showbiz

Muzika në zi: Këngëtari pëson atak kardiak në skenë

Bota e muzikës gospel është në zi për humbjen e Pedro Henrique, një këngëtar brazilian i cili ndërroi jetë në skenë gjatë një shfaqjeje live të mërkurën.

Henrique, 30 vjeç, po këndonte këngën e tij hit “Vai Ser Tão Lindo” në një ngjarje fetare që u transmetua online nga një sallë koncertesh në Feira de Santana, një qytet në Brazilin verilindor.

Një video e momentit tragjik tregoi Henrique duke kënduar për audiencën teksa po afrohej në pjesën e përparme të skenës, përpara se të rrëzohej papritmas në shpinë, duke tronditur anëtarët e grupit të tij dhe turmën.

Njerëzit që ishin duke e ndjekur vrapuan me shpejtësi për të ndihmuar Henriken, i cili më pas u dërgua në një klinikë aty pranë, ku u deklarua i vdekur.

Sipas Radio 93, kompania diskografike e Henrique, Todah Music, konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte një atak në zemër.

“Këto janë situata shumë të vështira në jetë për të cilat ne nuk kemi asnjë shpjegim”, ka shkruar Todah Music në një postim në Instagram.

“Ne vetëm duhet të kuptojmë se vullneti i Zotit mbizotëron.”

Kompania diskografike i bëri homazhe edhe Henrique-s, duke thënë se ai ishte “një i ri i qeshur, një mik i të gjithëve. Fëmija i vetëm. Një bashkëshort dhe një baba super i përkushtuar.”

Henrique la pas gruan e tij, Suilan Barreto, dhe vajzën e tij, Zoe, e cila lindi më 19 tetor.

What's your reaction?