Fashion

Një fund-peshqir: Tallja e rradhës nga Balenciaga

Dizajnerit kryesor të Balenciaga, Demna Gvasalia, i pëlqen të ‘tallet’ pothuajse po aq sa i pëlqen të bëjë modë luksoze.

Mund ta shihni në atletet e “shkatërruara” prej 1850 dollarësh që duken sikur janë ‘marinuar’ në ujërat e piset dhe me çantën e dorës si “qese plehrash” prej 1800 dollarësh. Dhe tani, Gvasalia e bëri atë përsëri me një fund peshqiri prej 925 dollarësh, pjesë e koleksionit të tij të pranverës 2024.

Po, është thjesht një peshqir prej pambuku, e cila përmban një logo të qëndisur të Balenciaga-s përpara” 

Gvasalia duket se nuk mund të mos bëjë gjithnjë e më shumë qesharakë, artikuj luksozë të tepërt që synojnë të shtrydhin para nga marka, megjithëse edhe pas reklames se festave të vitit 2022,ku Balenciaga u akuzua për seksualizimin e fëmijëve, stilisti 42-vjeçar gjeorgjian u betua se do te qendronte larg ‘talljeve’.

Por mesa duket edhe kjo zgjidhje e tij, nuk është pëlqyer edhe aq shumë sa ai mendonte, dhe kjo jo vetëm prej cmimit por edhe prej talljes me klientët e kësaj marke të famshme ndërkombëtare.

What's your reaction?