Showbiz

Love Island Albania/ Triumfon dashuria, ja cili është çifti fitues

Love Island Albania mbylli dje edicionin e parë të emisionit më të ndjekur në TV Klan. Love Island Albania nisi rrugëtimin e tij më 3 Shtator dhe për një periudhë kohore prej 3 muajsh ka mbajtur të mbërthyer shikuesit, me episodet ditore që u transmetuan çdo ditë në orën 18:20 në televizionin Klan dhe ‘Prime’ çdo të dielë në orën 21:00 nën drejtimin e Luna Vjollcës.

Një nga formatet më të ndjekur në botë, do të sillte për herë të parë në Shqipëri një spektal magjik, me të rinjë shqiptar të rritur jashte, karaktere të ndryshme dhe një “vilë dashurie” gjigande.

Dje ishte finalja e madhe e edicionit të parë me shumë surpriza dhe emocione të forta për të gjithë finalistët. Fitues u shpallën Ueda dhe Arlind. Ata e nisën romancën e tyre vetëm pak javë me parë dhe kjo ishte arsyeja që ishullorët apo dhe një pjesë e publikut të dyshonte për marrdhënien e tyre.

Gjithsesi kjo nuk i ndaloj aspak ata që jo vetëm te jetonin dashurinë brenda viles dhe të ishin fituesit, por edhe të shkonin drjet kurorezimit të saj, pasi në spektaklin e ditës se djeshme Arlindi i propozoi Uedës përpara familjareve te saj.

What's your reaction?