Showbiz

Fifi i kthehet ashpër Juliana Nurës : ‘Po flet më shumë se sa duhet’

Pak ditë më parë, në spektaklin ‘Dancing with the stars’, konkurentja Juliana Nura u eliminua nga votat e jurisë.

Por kjo gjë pati jo pak reagime nga Juliana, ku i ka shprehur e ftuar në intervistën e ‘Natë me Aulonën. Ajo ka thënë pakënaqësitë e saj, ku ka treguar edhe se kush është e preferuara e produksionit dhe duke thënë se këngëtarja Fifi do të jetë fituesja e këtij edicioni.

“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton. Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe ‘Top Channel-in’ dhe e kaluara e secilës palë”, tha ish-konkurrentja.

Por kjo nuk kaloi pa u vënë re nga këngëtarja e cila sot ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje Julianës përmes Instagramit të saj.

“E dashur Xhuliana Nura nuk të hoqa unë nga DëTS, hoqe veten sepse nuk i dhe këmbëve po gojës. Po të lutem e dashur mos njollos punën time, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektakli. Aty voton një juri profesioniste që ti e fyeve dhe një publik që unë e kam bërë për vete me vite të tëra në skenë me artin dhe punën time. Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxori skenat e tua të cilat ti i di shumë mirë. Po harron që ke nënshkruar kontratë dhe po flet më shumë sesa duhet. Po nxjerr të pavërteta që nuk të takon t’i diskutosh”,– shkruan Fifi.

What's your reaction?