VIP

“Ëndërr e bërë realitet”: Moderatorja shqiptare në kopertinën ‘Forbes UK’

Alketa Vejsiu më në fund realizon ëndrrën e madhe të saj. Moderatorja e njohur dhe producentja e një sërë spektaklesh në ‘TV Klan’ ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram lajmin e bukur që do të jetë pjesë kopertinës së revistës prestigjoze “Forbes UK”.

Në postimin e saj në Instagram, Alketa është shfaqur tejet e emocionuar për këtë eksperience të re teksa ka theksuar faktin që është krenare që është shqiptare, dhe se ëndrra e saj u bë realitet edhe pse Shqipëria është një vend i vogël. 

Shkrimi i plotë i Alketes: “Dreams do come true! Made it to Forbes England! @forbes Grateful to share the Forbes Uk cover among global trailblazers! Happy to be featured on the front cover for the first time – a true honor and privilege!
-Jam vertete e lumtur qe jam ne Forbes UK ( artikullin mund ta lexoni ne Link Ne Bio)!
Personazhet ne galeri i perkasin botes se madhe, arritjeve te medha, impakteve te jashtezakonshme qe mund te kene ne bote permes zerit, dhe platformave te tyre; une ne te thjeshten time jam e kenaqur dhe krenare qe jam Shqiptare , mund te jemi vend i vogel por endrrat i kemi pasur gjithmone te medha. Jam ndjere gjithmone “nje qytetare e botes” dhe me krenari kam treguar gjithmone pashaporten 🇦🇱
Do vazhdoj te numeroj yje me shume se dollare⭐️
Gjithashtu @revistaclass_ do te jete partnere zyrtare e Forbes ne Shqiperi dhe Kosove duke evidentuar te tjere personazhe shqiptare qe meritojne vemendje ne vitrina nderkombetare; ndaj ky artikull hap rrugen per te tjere te rinj shqiptare qe me historite e tyre frymezuese do kene dritaren e tyre”

What's your reaction?