Showbiz

Blendi Fevziu rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën: “Nuk më doli inati për 2 vite”

Blendi Fevziu ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina” në TV Klan, për të prezantuar librin e tij më të ri të titulluar “Takimet e mia me…” ku në qendër të këtij libri janë rrëfimet e Blendit për takimet e tij me 39 personazhe që kanë dominuar historinë e shqiptarëve.

Gjatë emisionit teksa po fliste për përsonazhet në librin e tij Blendi është ndalur tek një përsonazh i veçantë i historisë shqiptare bëhet fjalë për Nënë Terezën. Blendi ka rrëfyer që e ka takuar dhe se herën e parë nuk i kishte lënë një shije të mirë takimi me të. Ndër të tjera Blendi shton që i ka mbajtur inat për dy vjet, duke shpjeguar edhe arsyen.

“Unë e kam takuar dy herë Nënë Terezën. Një herë nuk e kam takuar, jemi ndeshur. Herën e dytë i kam shkuar për intervistë, kur Papa Gjon Pali, në Prill 1993, erdhi në Tiranë dhe banonte në një shtëpi ngjitur me shtëpinë e Gramoz Pashkos në atë kohë, rrugën Budi. Shkova atje, me shumë insistime, hyra. I thashë që kërkoja një intervistë, nuk fliste shqip. Më tha, jo nuk jap intervista për këtë gjë. 

Por unë kisha një histori të mëparshme, atë që nuk më kishte dalë akoma inati edhe pas 2 vjetësh. Në vitin 1991 Armand Shkullaku dhe unë, bëmë udhëtimin tonë të parë jashtë Shqipërie. Ishte hera e parë që dilnim nga Shqipëria, dilnim nga një vend gati në uri. Dhe avioni që hipëm jepte ushqim. Një sanduiç, një copë çokollate e vogël dhe një mini lëng portokalli, me gjithë pipën e saj në ambalazh, si një paketë. Ajo kënaqësia ime që pashë bukë të bardhë, mortadella, domethënë gjëra të jashtme. Tani në kthim i them Shkullakut: ‘Mirë ne hëngrëm 2 javë gjëra të jashtme dhe u kënaqëm, tani t’i çojmë ndonjë gjë time mëje dhe tim ati, që të shikojnë si është ushqimi jashtë. 

Kështu që ushqimin e avionit unë nuk po e ha, por po e marr me vete.’ Hipëm në avion, unë dhe Shkullaku ishim tek 5-sa, e mbaj mend si tani, tek 2-shi ishte ulur Nënë Tereza, vinte dhe ajo nga Roma në Tiranë. Nënë Tereza aso kohe ka qenë shumë prezente, shkonte vinte se tani duket një gjë e rrallë. Sa erdhi stjuardesa filloi të shpërndante ushqimin, Nënë Tereza hapi një thes, tha këto do të shkojnë për të varfërit dhe na e mori të gjithëve ushqimin.  Kështu unë ika në shtëpi dhe nuk i çova gjë famijes. Nuk më doli inati dy vjet.” përfundon ai.

What's your reaction?