“BBVA 3” fillon së shpejti: Zbuloni disa nga personazhet që do të jenë pjesë e kastit
By Redaksia
24 Nëntor, 2023

Spektakli i thyerjes së rekordeve “Big Brother Vip Albania” do të nis së shpejti. E teksa të gjithe presim të zbulohet data e rëndësishme, ne media kanë filluar edhe aludimet se kush do të jenë banorët e këtij edicioni të 3-të ‘Big Brother Vip Albania’.
Pas lajmeve të bujshme që qarkulluan për muaj të tërë se Arbana Osmani nuk do të jetë këtë vit moderatorja e spektaklit, vete Arbana e konfirmoi pak ditë më parë ne llogarinë e saj në Instagram që asgje nuk ka ndryshuar dhe së shpejti do e shohim sërish nën drejtimin e ‘Big Brother Vip Albania’, dhe kush më mirë se Arbana mund ta drejtojë këtë spektakel gjigand.
Por sa më shumë që afrohen ditët aq më i madh është edhe kurioziteti i publikut për vipat që do të dhurojnë emocione të forta në më shumë se 100 ditë. Emrat që po përfliten prej kohësh që do të jenë pjesë janë: Romeo Veshaj, Olsi Bylyku, Roza Lati, Robert Berisha, një pjesë e kastit të programit ‘E Diell’ si dhe së fundmi është përfolur edhe moderatori nga Kosova Meriton Mjekiqi.
Redaksia
Related articles

Si të mbroni fytin nga ndryshimet e motit
30 Janar, 2025