Rikthehet “Dy Gisht Mjaltë “
By Redaksia
19 Shtator, 2023

Pas suksesit të filmit Dy Gisht Mjaltë, fillojnë xhirimet për vazhdimin e kësaj historie të bukur dashurie. Komedia që tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë, shqiptar e jo vetëm duke u transmetuar në kinema për të mbushur zemrat e fytyrat e njerëzve me buzëqeshje.
Tashmë të martuar, Ervini dhe Emali,role të luajtura nga Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata, do të na tregojnë si qëndron e vërteta pas fundit: “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”
Me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi, Dy gisht mjaltë 2 vjen sërish tek ne.
Ermal Mamaqi ka postuar dhe në rrjetin e tij Instagram copëza nga xhirimet, ku sigurisht nuk mungojnë dhe shakatë prej “1200 eurosh“ mes protagonistëve.
Le të shohim çfarë kanë përgatitur për ne së shpejti…
Previous post
Si ndikon ajri i kondicionuar në zyrë?
Redaksia
Related articles

Si të mbroni fytin nga ndryshimet e motit
30 Janar, 2025