‘Mungon shumë’: 9 vite pa Dr.Florin, miku i tij i ngushtë prek me dedikimin
By Redaksia
17 Nëntor, 2023

Ishte viti 2014 kur Dr.Flori u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Ai ishte pjesë e grupit të njohur të muzikës “WEST SIDE FAMILY” së bashku me këngëtarët Armir Shahini dhe Roland Hysi. Grupi ishte në kulmin e suksesit me këngët e tyre që gjithmonë beheshin hit.
Dr Flori dhe partnerja e tij Blerina asokohe ishin prindër të dy fëmijëve. E trishtë ishte për familjen e tij dhe për miqtë ikja e parakohshme nga jeta e Dr. Florit. E teksa vitet kalojnë kjo datë kujtohet gjithmonë nga familja dhe miqtë e këngëtarit. Çdo vit ata ndajnë me publikun emocione të forta teksa përkujtojnë humbjen e të afërmit të tyre.
Armir Shahini miku i ngushtë i Dr. Florit sot ka ndarë me ndekësit e tij disa fjalë zemre:
Jeta Shkon #drflori Jeta Shkon!😢
9 vjet pa ty Flor!
Mungon shum!
Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën se gëzimi ma largon
Se suksesi me dështimin bashkë jetojn
Në çdo kohë ndodh kështu
Dua të them se Jeta Shkon! shkruan ai.

Previous post
Horoskopi për ditën e sotme: Zbuloni shenjat me fat
Redaksia
Related articles

Si të mbroni fytin nga ndryshimet e motit
30 Janar, 2025