Kur Tirana u bë e bardhë. Eventi që solli verën
By Redaksia
12 Qershor, 2025

Nëse e nise këtë Qershor pa SPF, mbase s’ke qenë te eventi me atmosferë total white ku duhej të ishe: më 9 qershor. Fresh Line dhe Stylisphere organizuan jo thjesht një event, por dhe lançimin zyrtar të linjës Helios.
Helios është koleksioni i ri nga Fresh Line, një linjë verore që e ka marrë seriozisht misionin për të na mbrojtur nga dielli, por pa sakrifikuar bukurinë.
- SPF 30 apo 50? Me ngjyrë apo pa? SPF 30 Tinted është zgjidhja ideale për ata që kërkojnë një ton të unifikuar dhe një pamje natyrale, pa nevojën e grimit. Ndërsa SPF 50 është perfekt për lëkurat më të ndjeshme dhe për ditët kur dielli është më i fortë.
- After Sun Milk? Sigurisht që po , por vetëm pas diellit. Lëkura e ekspozuar ka nevojë për kujdes, freski dhe rigjenerim. Me mentol që qetëson dhe një teksturë që përthithet menjëherë, kjo formulë e linjës Helios është pushimi që i nevojitet lëkurës pas rrezeve.
- Vajrat për nxirje?Këta të Helios janë jo vetëm me SPF 10 & 30 për mbrojtje, por edhe me efekt nxirjeje të njëtrajtshme.
- SPF 30 apo 50? Për fytyrë dhe për trup? Me një teksturë të lehtë dhe përthithje të menjëhershme, ato nuk rëndojnë lëkurën dhe janë ideale për çdo ditë të nxehtë vere. SPF 30 është perfekt për përdorim të përditshëm, ndërsa SPF 50 ofron mbrojtje të lartë për lëkurat më të ndjeshme ose gjatë ekspozimeve më të ekspozuara në diell.
Pra, nuk është thjesht linjë kozmetike. Helios është mënyra si ti dhe vera bëheni besties. Jo më rrezik nga rrezet, jo më skuqje. Vetëm freski, shkëlqim dhe lëkurë që do t’i thuash “po” çdo ftese për plazh.
Fresh Line e kupton që vera nuk është vetëm për të qenë jashtë, është për të qenë në formën më të mirë. Dhe Helios është linja që s’të lë në baltë.
Redaksia
Related articles

Si të mbroni fytin nga ndryshimet e motit
30 Janar, 2025