Këngëtari Maluma së shpejti baba/ Ndan lajmin me fansat përmes videoklipit të “Procura“
By Redaksia
23 Tetor, 2023

Maluma po përgatitet të fillojë një kapitull të ri në jetën e tij.
Superylli kolumbian gjatë performancës në Uashington DC, , ndau lajmin e veçantë me fansat e tij në audiencë.
Këngëtari debutoi videoklipin e ri të këngës së tij “Procura”, në të cilin tregon se do të bëhet baba!
Videoja konfirmoi se ai dhe e dashura Susana Gomez janë në pritje të fëmijës së tyre të parë , duke përfshirë disa pamje të udhëtimit të tyre të shtatzënisë së bashku.
Tregohej Maluma duke kënduar baladën e mrekullueshme , klipet e çiftit duke shkuar së bashku te një mjek, duke parë sonografitë e foshnjës së tyre të ardhshme dhe duke ndarë gëzimin e përvojës me të dashurit e tyre.
Videoja zbulon gjithashtu se dyshja janë në pritje të një vajze pasi çifti mban gjerdan diamanti me emrin Paris të shkruar në gurë të çmuar.
“Unë gjithmonë përpiqem ta mbaj lidhjen super private. Gjithmonë përpiqem ta mbaj pak larg, por është pothuajse e pamundur,sepse ju më shihni çdo ditë. “Ëndërroj të jem baba. Të kem një familje, për mua, ky është qëllimi më i madh ndonjëherë,” thotë ai.
Urime çiftit të lumtur!
Previous post
Pink anullon koncertin/ Këngëtarja zbulon arsyen
Redaksia
Related articles

Si të mbroni fytin nga ndryshimet e motit
30 Janar, 2025