E trishtë: Ndahet nga jeta aktori i madh i humorit shqiptar
By Redaksia
24 Nëntor, 2023

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 73- vjeçare aktori i humorit Zef Deda. Shqipëria ka humbur një emër të madh të artit dhe humorin. Artisti i madh vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë të cilës nuk i shpëtoj dot.
Zef Deda ka spikatur gjithmonë me rolet e tij shumëdimensionale në skenën e teatrit dhe kinematografisë. Është cilësuar gjithmonë si një nga komedianët më të mirë shqiptarë duke e krahasuar edhe me të madhin Charlie Chaplin. Ikja e tij nga jeta la një boshllëk të madh në skenën shqiptare. Të shumë janë familjarët dhe miqtë të cilët kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Zef Deda. I përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij.
“Ngushëllimë familjes! Pusho në parajsë i madhi Zef Deda”.

Redaksia
Related articles

Si të mbroni fytin nga ndryshimet e motit
30 Janar, 2025