Loading...

Gossip.al Logo Gossip.al

Bebe Rexha, vjen me një tjetër sukses në mbyllje të vitit 2023

By Redaksia

01 Dhjetor, 2023

Bebe Rexha, vjen me një tjetër sukses në mbyllje të vitit 2023

Sukseset e Bebe Rexhes në botën e muzikës nuk kanë të ndalur për vitin 2023. Pas suksesit të cmimit  “Top Dance/Electronic Song of the year”, këngëtarja e njohur është pozicionuar me albumin e saj ‘Babe’ në 100 albumet më të mira të vitit.

Revosta prestigjoze e muzikës “Rolling Stone” ka bërë publike listën e saj me 100 albumet më të mira të vitit, dhe nuk kishte si të mungonte edhe Bebe Rexha me albumin ‘Babe’ i cili u publikua në Prill të këtij viti. 

Këngëtarja me famë botërore ka arritur të thyej rekorde jo vetëm me albumin e fundit por në gjith karrierën e saj artistike dhe të prek zemrat e shumë fansave të muzikës së saj anembanë botës duke përfshirë një gamë të gjerë rrymash muzikore.

Vetë këngëtarja ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram nëpërmjet një InstaStory për këtë sukses të radhës. 

Redaksia Avatar

Redaksia