‘Besimi më shpëtoi’: Këngëtari i hiteve të mëdha heq dorë nga muzika
By Redaksia
06 Dhjetor, 2023

Këngëtari portorikan Daddy Yankee ka njoftuar se do të heqë dorë nga muzika për t’ia kushtuar jetën fesë.
Ylli, i njohur për hitet e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar si Despacito dhe Gasolina, ja dha lajmin fansave në shfaqjen e fundit të turneut të tij botëror La Última Vuelta (Rrethi i Fundit).
“Të jetosh një jetë të suksesshme nuk është njësoj si të jetosh një jetë me qëllim”, tha reperi 46-vjeçar para turmës.
“Për një kohë të gjatë u përpoqa të mbushja një zbrazëti…që askush nuk mund ta mbushte”, shtoi ai, duke thënë se besimi e kishte shpëtuar.
“Kjo është arsyeja pse sonte njoha dhe nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton në mua dhe se unë do të jetoj për të.”
Yankee, i lindur si Ramón Luis Ayala Rodríguez, ka qenë një nga ambasadorët më të mëdhenj të zhanrit regeton, duke shënuar hite ndërkombëtare me hite sensuale.
Pasi publikoi albumin e tij të parë solo në 1995, ai u bë artisti latin më i degjuar i viteve 2000 dhe bashkëpunoi me të gjithë, nga Justin Bieber te Snoop Dogg, Janet Jackson dhe Jonas Brothers.
Ndërsa mbaroi shfaqjen e tij të fundit në Coliseo de Puerto të mbushur plot në San Juan, ai falenderoi tifozët e tij për mbështetjen e tyre dhe u kërkoi atyre “të ndiqni Jezu Krishtin, i cili është rruga, e vërteta dhe jeta”, ndërsa një grup dronësh fluturuan mbi stadium, duke formuar formën e një kryqi.
Ai nuk është ylli i parë reggaeton që i shmanget muzikës për besimin e tyre ,duke ndjekur gjurmët e artistëve si El General, Héctor El Father, Julio Voltio dhe Jomar El Caballo Negro.
Vitin e kaluar, reperi portorikan, Farruko, përdori një koncert në Miami për të kërkuar falje për tekstet vulgare në këngët e tij dhe foli gjatë për bindjet e tij fetare.
Redaksia
Related articles

Si të mbroni fytin nga ndryshimet e motit
30 Janar, 2025