Hefner shpėton shkrimin 'Hollywood'
Playboy ka arritur tė shpėtojė shkrimin e famshėm me tė bardhė nė kodrat e Los Angeles Hollywood. Hugh Hefner ka dhuruar 900 mijė dollarė duke plotėsuar shumėn 12.5 milionė dollarė, fond ky qė do shėrbejė pėr tė shpėtuar gėrmat qė simbolizojnė historinė e kinėmasė amerikane. Shuma do shėrbejė pėr tė blerė terrenin qė ndodhet nė kėtė kodėr, i cili kishte dalė nė shitje. Eshtė njė fund i denjė pėr Hollywood-in, tha guvernatori i Kalifornisė, Arnold Schėarzenegger. Kontributet pėr tė shpėtuar shkrimin kanė ardhur nga 50 shtete amerikane, madje edhe nga artistėt Tom Hanks e Steven Spielberg.
Ky shkrim ėshtė Kulla Eifel e Hollywood-it. Imazhet e tij kanė influencuar nė rininė time, tha themeluesi i Playboy, Hugh Hefner. Terreni pas shkrimit ishte blerė nė vitin 1940 nga miliarderi Howard Hughes pėr tė ndėrtuar njė vilė pėr tė fejuarėn, aktoren Ginger Rogers. Por kur lidhja pėrfundoi Hughes nuk e ndėrtoi vilėn. Nė vitin 2002 terreni iu shit njė grup biznesmenėsh nga Cikago qė kėrkonin tė ndėrtonin 4 vila luksoze pėrballė qytetit Los Angeles.