Steve Jobs, si i shpėtoi vdekjes
Kur bėhet fjalė pėr shėndetin fizik paratė nuk janė shumė tė rėndėsishme. Kėtė e ka kuptuar mė sė miri presidenti i kompanisė Apple, Steve Jobs, i cili e ka kaluar vitin 2009 sa nga njė shtet nė tjetrin pėr tė gjetur njė melēi. Donacionet nė SHBA kanė rėnė ndjeshėm vitet e fundit dhe supermilioneri Jobs nuk e ka pasur tė lehtė pėr tė gjetur njė organ pasi ai vuante nga sėmundja e kancerit. Lajmin e bėn tė ditur revista prestigjoze Forbes. Gjithcka nisi nė vitin 2008 kur Jobs shokoi platenė e Apple nė San Francisco ku u shfaq nė gjendje shumė tė keqe shėndetėsore.
Ishte nė gjendje shumė tė rėndė dhe fillimisht ai tha se bėhej fjalė pėr njė virus tė zakonshėm pėr tu mbyllur gojėn mediave gossip, shkruan Forbes. Pasi kishte shpėtuar nga njė tumor nė pankreas, Jobs rrezikonte tė vdiste nėse nuk do ti ishte nėnshtruar operacionit nė mėlci. Por kjo ishte njė gjė shumė e vėshtirė, pasi bashkė me tė ishin nė radhė edhe 3400 kalifornianė. Mes janarit dhe marsit 2009 Jobs nisi njė turne nė kėrkim tė mėlcisė, duke u regjistruar nė sa mė shumė spitale. Njė prej tyre ishte edhe Methodist University Hospital nė Memphis ku ai gjeti njė mėlci pas vdekjes sė njė djali 20 vjecar nė njė aksident rrugor. Kjo e shpėtoi manjatin amerikan nga vdekja e sigurtė dhe qė prej asaj kohe ai po lobon bashkė me guvernatorin e Kalifornisė, Schwarzenegger pėr tė krijuar njė regjistėr donatorėsh.