Sot i thashė: Ka marrė fund!
Ndonjėherė ėshtė e vėshtirė tė pranosh qė njeriu, i cili ishte i duhuri pėr ty, me kalimin e kohės ėshtė transformuar nė njė tjetėr. Ndėrkohė ju duhet tė merrni njė vendim tė vėshtirė. Asnjė grua nuk dėshiron tė ndahet nga partneri i saj. Fatkeqėsisht nuk ekziston as ndonjė mėnyrė e thjeshtė dhe pa dhimbje pėr tė mos u ndier nė faj nėse ke vendosur ti japėsh njė drejtim jetės tėnde. Megjithatė, nėse dhembja nuk mund tė shmanget, tė paktėn mund tė lehtėsohet. Ja se si...
Nė fakt, ka mėnyra e mėnyra pėr ti thėnė gjėrat. Nė situata tė vėshtira, sinqeriteti i shoqėruar me pak takt bėn mrekulli. Ja pėr shembull, partneri tė pėlqente, por kishte njė problem tė madh: uji dhe sapuni nuk ishin miqtė e tij mė tė mirė. Pasi nuk ke arritur ta bindėsh dhe pas shumė takimesh qė ke shpresuar se ai do tė fillojė tė lahet ashtu siē duhet, nuk je bėrė mė e gjallė, duke mos iu pėrgjigjur asnjė telefonate. Nuk i keni dhėnė asnjė shpjegim dhe kryesorja nuk i keni thėnė njė mirupafshim. Gjithsesi, mund ti jepnit ndonjė shenjė qė nuk e pėlqenit. Rasti numėr dy: e keni biseduar me tė kėtė ēėshtje, por ai ėshtė larguar i fyer nga kjo bisedė. Por a ishte vėrtet e nevojshme qė ti thoshe se koncepti i tij pėr higjienėn personale i ngjante shumė asaj tė njė derri?
Nė kėtė pikė sinqeriteti bėhet njė armė vdekjeprurėse, sepse tė lėndon dhe nė fund tė fundit nuk zgjidh asgjė. Pra, sėrish dalim nė pėrfundimin se ka mėnyra e mėnyra pėr ti thėnė gjėrat. Ja njė shembull tjetėr: ai ishte i ėmbėl, i kujdesshėm, i dashur dhe shumė simpatik, por nuk tė ngjall asnjė emocion. Fjala e shumėpritur "Tė dua" nuk ėshtė shqiptuar kurrė nga buzėt e tua.
or ndryshe nga ti, ai e ka thėnė disa herė. E keqja ėshtė se ti nuk mund tė qėndrosh pa folur ose tė gėnjesh dhe i thua jo, nuk tė dua. Kėshtu do tė ishte mė mirė ta mbyllnit aty. Nuk do tė ishte e udhės ti thoshit: "I kam vlerėsuar shumė momentet e bukura qė kemi kaluar bashkė, por kam kuptuar se nuk kemi asnjė tė ardhme bashkė". Mesazhi duhet tė jetė i qartė, por jo fyes. Kėshtu duhet tė heqim dorė nga frazat e zakonshme tė tipit: "Ndoshta nuk duhet tė shihemi pėr pak kohė", ose "dua tė qėndroj vetėm, sepse kam nevojė tė mendohem dhe tė kuptoj mjaft gjėra". Kur kėto shprehje i dėgjojmė tė thuhen nėpėr filma, sigurisht qė nuk ndihemi mirė. Duhet tė keni kujdes nė ato qė thoni, sepse kjo do tė bėnte qė partneri juaj tė krijonte iluzione tė kota, si pėr shembull: "Ndoshta nėse arrij ti tregoj qė jam njė njeri interesant dhe i kėndshėm, mund tė ndėrrojė mendim". Tė shkretėt meshkuj, sa naivė qė janė! Pra, ndarja nga partneri ėshtė njė akt qė duhet bėrė me shumė heroizėm dhe qetėsi. Vendosmėria do ta bindė atė qė tashmė gjithēka ka marrė fund. Duhet ti shmangni skenat e tipit, si pėr shembull tė ngriheni njė mėngjes dhe pa i dhėnė asnjė shpjegim ti thoni: "Mendoj se ėshtė mė mirė qė ti tė largohesh". Do tė ishte e pafalshme ta bėnit njė gjė tė tillė. Jetoni bashkė prej mė shumė se njė viti dhe ai ende nuk e ka kuptuar se cilat janė ndjenjat e tua tė vėrteta. Nė kėtė situatė, pėrgjigjja e vetme mund tė jetė: "Ēfarė the?" - edhe pse tė ka dėgjuar shumė mirė.
Ėshtė e rėndėsishme qė nė njė moment tė tillė nuk duhet tė bėni krahasime dhe kryesorja nuk duhet ti thoni: "Le tė mbetemi miq", ose "Nuk je ti problemi, por unė". Do tė ishte mė mirė tė mos flisnit fare, sepse asnjė shprehje e tillė nuk do tė kishte kuptim. Ji e sinqertė, thuaji: "Mė vjen keq, por ndjenjat e mia karshi teje kanė ndryshuar". Gjithsesi, faji do ti mbetet partneres, por nė fund tė fundit partneri do tė tė jetė mirėnjohės, ndoshta jo nė atė moment, sepse ndihet keq, por pasi tė ketė kaluar pak kohė.
Kujtimet
Sipas shumė psikologėve, kur njė person fillon njė lidhje sentimentale nuk ėshtė mė "i/e virgjėr", nė kuptimin qė ėshtė pjekur dhe tashmė ėshtė mėsuar me lidhjet. Kėshtu, pa e kuptuar, secili nga partnerėt fillon tė pėrdorė disa skema, tė cilat i ka parė nė familje ose nė njė lidhje tjetėr, mė pas i ka pėrvetėsuar dhe pret qė partneri/a tė reagojė nė ndonjė mėnyrė. Nė kėtė mėnyrė mendon se nuk ėshtė nevoja pėr tė sqaruar mendimet, sepse tjetri i di. Nė momentin qė kalohet faza e parė e idealizimit, pashmangshmėrisht tė dy partnerėt fillojnė tė kenė konflikte pas takimit tė dytė ose tė tretė. Shpesh dy partnerėve fillojnė tu vijnė nė mendje kujtimet e lidhjeve tė mėparshme, por edhe pse kanė jetuar eksperienca tė ndryshme, nuk pajtohen me njėri-tjetrin dhe e bėjnė mė tė vėshtirė funksionimin e lidhjes.
Komunikimi
Fakti qė kanė jetuar eksperienca tė tjera dhe kanė kujtime tė ndryshme mund tė ndikojė edhe te mėnyra e komunikimit mes partnerėve. Mund tė ndodhė qė secili prej partnerėve tė ketė zhvilluar njė mėnyrė komunikimi dhe rrezikon tė keqkuptohet nga tjetri. Edhe pse ky kod mund tė jetė i modifikuar, duhet qė individi tė jetė i vetėdijshėm pėr ekzistencėn e njė pamundėsie komunikimi dhe se duhet kohė e energji pėr tė gjetur mėnyra tė tjera pėr tu kuptuar dhe pėr tė komunikuar. Megjithatė, edhe pse kėto vėshtirėsi janė tė pranishme te ēdo ēift, me kalimin e viteve ēdo mosmarrėveshje sheshohet.