Dua tė bėj edhe unė si mami!
Nė vendet arabe hamami ėshtė njė traditė shumė e hershme dhe "kajali" mbi sy ėshtė njė zakon qė u mėsohet vajzave qė kur janė nė moshė tė vogėl, madje ėshtė shumė normale tė shikosh nėnėn dhe babanė ti marrin me vete fėmijėt ndėrsa bėjnė banjo turke. Sot nė kohėn e luksit, tė qendrave tė bukurisė dhe palestrave tė pafundme, qė ėshtė e mundur tė kalosh orė tė tėra relaksi nė duart e arta tė masazhatorėve dhe estetistėve, edhe fėmijėt kanė filluar tė gjejnė hapėsirėn e tyre nė kėto ambiente. Nė tė vėrtetė kjo ėshtė njė praktikė perėndimore, ku nė Uashington apo nė Nju Jork nuk mund tė jetė mė njė risi, pasi ato funksionojnė prej kohėsh, por edhe nė Bejrut qendrat estetike pėr fėmijė janė kthyer nė modė, pavarėsisht protestave tė intelektualėve, qė shikojnė te kėto trajtime shpėrndarjen e njė instrumenti tė rrezikshėm, duke krijuar njė stereotip qė i pėrgjigjet drejtpėrdrejt botės mashkullore. Kids Beauty, sallonet e bukurisė qė merren me fėmijėt dhe tė rinjtė, janė duke u pėrhapur me shumė shpejtėsi nė mjaft vende tė Europės Qendrore, por edhe mė gjerė.
Por a e dini se cila ėshtė ėndrra e njė vajze tė vogėl? "Tė bėj siē bėn mami". E pra risia e fundit ėshtė kjo, qė vajzat e vogla imitojnė mamatė e tyre. Kėtė ua mundėsojnė qendrat estetike pėr klientet nėn moshėn 14 vjeēe, tė cilat bėjnė krehje dhe prerje speciale tė flokėve, trukime plot fantazi dhe lezet pėr festa tė ndryshme, thonj me ngjyra dhe gurė tė shndritshėm pėr duart dhe kėmbėt. Kėshtu, masazhet e kėndshme qė u pėlqejnė shumė, si vajzave dhe djemve tė vegjėl, me kremra me bajame, ēokollatė dhe luleshtrydhe janė bėrė mė tė preferuarat. Seancat janė tė pafundme, duke filluar nga trajtimi pėr sytė, banjo speciale me ujė tė ngrohtė dhe petale trėndafili, esenca vajrash pėr kėmbėt, pedikyr dhe masazh special, deri te trajtim i kujdesshėm pėr thonjtė.
Ndėrkohė kanė filluar tė ndėrtohen qendrat pėr fėmijė, tė cilat propozojnė masazhe "ayurvedici" (mjekėsia tradicionale shumė e pėrdorur nė Indi, si njė prej shkallėve mė tė larta tė mjekėsisė lindore). "Ayurvedici" e pėrkthyer fjalė pėr fjalė do tė thotė shkenca e jetės. Nė kėtė teknikė masazhit pėrfshihet joga, njė banjė qetėsuese me qumėsht, trajtime tė tjera me pėrbėrės tė ndryshėm, tė gjitha me bazė natyrale, qė stimulojnė njė gjendje tė mirė shpirtėrore dhe krijojnė mundėsinė qė fėmijėt tė bėjnė njė gjumė tė qetė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė fėmijėt tė pėrfshihen nė kėto trajtime si nė njė lojė, ku bukuria ėshtė pjesėmarrja, mė pas tė gjitha veprimet e tjera i lihen rastėsisė. Nė fakt, kjo ėshtė mundėsi shumė e mirė qė kėta fėmijė tė qetėsohen nga stresi, qė edhe ata, nė mėnyrė tė tėrthortė apo tė drejtpėrdrejtė, pėrjetojnė nga jeta metropolitane, ose ndoshta edhe prej zgjedhjeve qė mund tė bėjnė tė rriturit.
Specialistėt i pėrkrahin kėto trajtime
Nga shumė pediatėr dhe specialistė tė fushės, krijimi i qendrave estetike pėr fėmijė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr rritjen e tyre, pasi u krijon mundėsinė tė mėsojnė gjėra qė nė tė ardhmen do tė bėhen tė domosdoshme, por nė tė njėjtėn kohė ata kanė mundėsinė tė marrin edukatėn dhe formimin e mjaftueshėm pėr jetėn e tyre. Nė shumė prej mediave tė rėndėsishme botėrore i jepet rėndėsi faktit qė prindėrit duhet ti rrėnjosin njė edukatė tė tillė fėmijėve tė tyre, sigurisht brenda tė gjitha normave dhe rregullave tė moshės. Nė kėto trajtime ata mėsojnė se sa e rėndėsishme ėshtė tė kujdesesh pėr veten, tė prezantohesh mirė nė publik (nė rastin konkret nė shkollė, nė familje, nė ambiente tė ndryshme pėr fėmijė), tė mbash trupin nė formė dhe sigurisht tė krijosh njė imazh tė pranueshėm pėr tė ardhmen. Kėtu fėmijėt mėsohen tė jenė tė durueshėm, tė sjellshėm dhe tė dashur me veten, familjen dhe shoqėrinė. Mėsojnė bazat e tė qenit femėr (mė sė shumti pėr vajzat, qė janė tė prirura tė imitojnė nėnat) dhe prezantimin e tyre sa mė elegant nė shoqėri. Gjithashtu mėsojnė se si tė vishen dhe tė klasifikojnė grupet e tyre shoqėrore, tė krijojnė mė shumė shoqėri dhe tė marrin mė shumė dije pėr jetėn. Akoma edhe mė e rėndėsishme ėshtė qė kėto trajtime i ndihmojnė ato pėr njė shėndet tė mirė, u largojnė stresin dhe i bėjnė mė aktive pėr jetėn. Nuk ėshtė njė luks tė merresh me veten, qoftė edhe nė kėtė moshė, por njė "edukatė" qė fėmijėt duket se kanė shumė dėshirė ta pėrvetėsojnė, pasi mjaft prej tyre kėshtu fillojnė tė ndihen edhe mė tė rritur nga ējanė.