Virgjėria e pėrjetshme nuk ekziston
Unaza e besnikėrisė ka filluar tė pėrdoret prej vitesh nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku ēdo vit organizohen me mijėra purity ball. Purity ring ėshtė njė unazė qė mbahet nga vajzat nė dorėn e majtė dhe me tė cilėn dėshmohet pikėrisht dėshira pėr tė qėndruar e virgjėr deri nė momentin e martesės, ndėrsa purity ball janė mbrėmje gala, ku vajzat qė kanė arritur moshėn e pubertetit i prezantohen shoqėrisė, ndėrsa babai duhet tė angazhohet pėr tė ruajtur virgjėrinė e tyre deri nė momentin e martesės. Dėshira e adoleshentėve dhe e prindėrve tė tyre pėr ta shtyrė sa mė shumė momentin e raportit tė parė seksual, ndėrsa jemi duke jetuar nė njė epokė kur vazhdon tė ulet mosha e hyrjes nė aktivitet seksual, ka filluar tė ndihet edhe mė e pranishme. Shumė nė vende tė Europės po i kushtojnė rėndėsi virgjėrisė dhe dėshira e pritjes sė momentit magjik po merret nė konsideratė nga tė rejat, tė cilat deklarojnė se do e presin partnerin pėr gjithė jetėn.
Por ajo qė vazhdon tė na habisė ėshtė fakti se si vazhdohet tė bėhet publike dhe e dukshme ajo qė nė fakt duhet tė mbetet private dhe e rezervuar. Jeta seksuale e njė personi ėshtė njė eksperiencė intime, e cila duhet tė ndahet vetėm me njeriun qė ke menduar tė lidhėsh jetėn. Tė gjitha lavdėrimet, deklarimet, konfirmimet, pėrfaqėsojnė shpesh njė "veshje sociale", e cila pėrvetėsohet pėr tu ndier mė mirė. Kėshtu secili prej nesh duhet tė dijė se ēfarė kėrkon nga shoqja/shoku i jetės, duke njohur fillimisht mirė veten, e pastaj tė tjerėt, pa iu imponuar betimeve publike.
Sa shumė ndrojtje pėr tė folur pėr seksin me fėmijėt
Njė sondazh i institutit tė kėrkimit Coesis Reserch zbulon se 36% e prindėrve nė vendet mė tė zhvilluara nuk e kanė prekur asnjėherė temėn e seksit me fėmijėt e tyre, 52% e tyre mendojnė se fėmijėt janė nė gjendje qė tė tilla gjėra ti diskutojnė me moshatarėt e tyre, 22% kėto informacione i marrin nėpėrmjet televizionit, ndėrsa pjesa tjetėr nga burime tė tjera alternative, siē mund tė jetė edhe interneti. Nė fakt, kjo heshtje qė lidhet me seksualitetin ėshtė e lidhur me njė sėrė elementesh, por ajo qė veēohet nga tė tjerat ėshtė mungesa e njė artikulimi tė pranueshėm nga tė rriturit pėr temėn e seksualitetit. Nė fakt, kush ėshtė prind sot, nuk ka mundur tė ketė njė eksperiencė apo edukatė tė plotė seksuale nė tė shkuarėn e tij, e nė kėto kushte ka mungesėn e leksikut pėr ta interpretuar atė pėr fėmijėt. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, kjo ėshtė njė temė shumė e vėshtirė, por jo e parealizueshme: mjafton tė lexosh pak mė shumė dhe mundėsitė tashmė janė tė pafundme.
Ēfarė ėshtė purity ring?
Purity ring ėshtė njė unazė simbolike, si njė premtim ndaj Zotit pėr tė qėndruar e virgjėr deri nė momentin e martesės. Unaza e virgjėrisė ka lindur si simbolikė nė Arizona, nė fillimin e viteve 90, e nxitur nga kisha evangjeliste, si njė lėvizje e quajtur Silver ring thing, me qėllim moralizimin e jetės seksuale tė adoleshentėve, parandalimin e shtatzėnisė sė parakohshme dhe frenimin e sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme. Unaza mbahet nė dorėn e majtė dhe ai qė e vė nė gisht do ta ruajė atė pėr ta zėvendėsuar me unazėn e besnikėrisė qė vendoset nė altar. Unaza, e cila mund tė ketė stile tė ndryshme, mund tė mbahet nga tė gjithė anėtarėt e besimeve, por kur vihet nė gisht nga kristianėt duhet tė ketė disa simbole tė veēanta, mes tė cilave ndonjė kryq apo edhe ndonjė mbishkrim. Nuk janė tė pėrjashtuar edhe gurėt e ēmuar. Funksioni i saj ėshtė qė nė mėnyrė tė vazhdueshme ti kujtojė atij qė e mban besimin pėr virgjėrinė, e dukshme kjo edhe pėr tė tjerėt, e mbi tė gjitha pėr tė edukuar tė rinjtė me kulturėn e besnikėrisė dhe monogamisė.
Kritikat pėr unazėn e virgjėrisė
Ka pasur gjithnjė kritika pėr pėrdorimin e unazės sė virgjėrisė, tė cilat lidhen me shqetėsimin pėr lirinė e mendimit dhe tė zgjedhjes sė tė rinjve. Kjo ėshtė njė formė, e bėrė e detyrueshme nė shumė shkolla nė Britani dhe Amerikė (pėrgjithėsisht nė kolegje). Njė tjetėr kritikė pėr mbajtjen e unazės sė virgjėrisė ėshtė se duket se nuk ka ndikuar thuajse fare pėr tė parandaluar shtatzėninė tek adoleshentet, ashtu sikundėr edhe sėmundjet seksualisht tė transmetueshme. Njė numėr shumė i madh i adoleshentėve nuk arrijnė qė ta mbajnė premtimin.