100 Vjetori i revolucionit tė flokėve
Vjen njė moment kur gjithēkaje i kalon koha. Nė moshėn 4-vjeēare pėr ne ka menduar nėna, qė me njė gėrshėrė nė dorė, pa u menduar gjatė, na i ka prerė shkurt flokėt si tė njė djali. Nė moshėn 15-vjeēare jemi bėrė tashmė gra dhe heqim dorė nga flokėt e gjata, si njė vajzė e mirė dhe pėrqafojmė stilin "alla Victoria Beckham". Nė moshėn 30-vjeēare kėrkohet njė paraqitje seksi dhe prerja e preferuar ėshtė ajo Valentino. Nė 50, 60, 70 vjeē kėrkohet njė dorė nga tė erajt dhe mė shumė preferohen tė shkurtra, ku i lihet hapėsirė elegancės.
Ne gratė e dimė mirė: "caschetto" ėshtė si njė dashuri e vjetėr, qė herė pas here tė vjen dėshira ti rikthehesh. Njė dashuri e pėrjetshme, qė nuk i tregon vitet. Dhe ėshtė e vėshtirė ta besosh, po tani janė 100 vjet. Ka qenė pikėrisht viti 1909 kur Antoni Cierplikowski, njė paruker polak, prezantoi kėtė model, qė do tė ndryshonte pėrgjithnjė jetėn e stėrgjysheve tona, gjysheve, nėnave apo motrave mė tė mėdha. Pra mjaft mė me flokė tė gjata si Maria Maddalena, nuk keni pėr tė qenė mė pak femėrore me pak centimetra flokė mbi kokė.
Dhe centimetėr pas centimetri flokėt marrin tjetėr formė: lind kėshtu modeli "carre", qė nga frėngjishtja pėrkthehet nė kuadrat. Ėshtė krijuar pikėrisht mbi precizionin gjeometrik tė kėtij modeli prerje. Dhe menjėherė ky model u bė i preferuar nga gratė.
Nga tė gjitha klasat sociale dhe liberale, tė bashkuara nė njė thirrje (thirrje tė heshtur): "Mjaft mė me kėto flokė, mjaft mė me supremacinė mashkullore!" Meritė pėr kėtė pati padyshim aktorja e famshme e filmave pa zė Louise Brooks (e njėjta qė frymėzoi Guido Crepax pėr Valentinėn e tij), qė zgjodhi modelin "carre" dhe nuk e braktisi mė kurrė. Jemi nė fundin e viteve 20, ku e drejta universale duket ende shumė larg dhe femrat janė duke luftuar "underground" pėr tė gjetur emancipimin nė njė shoqėri totalisht maskiliste dhe njė gjė e tillė nuk mund tė bėhej nė njė vend mė tė mirė se nė sallonet e bukurisė apo berberėt personalė. Nė Paris, ku Coco Channel del nė xhiro me pantallona, pi cigare duke rregulluar "xhufkėn" e saj, ashtu si nė Nju Jork, ku gazetarja dhe shkrimtarja Dorothy Parker, njė dashamirėse e pijes dhe e meshkujve, ėshtė tėrhequr nga ky model shumė dallues.
Pjesėrisht nė modė nė vitet 40 e 50, "caschetto" bėri njė rikthim shumė tė bujshėm nė vitet 60. Dhe njė prej modeleve qė ka spikatur mė shumė vjen pikėrisht nga Italia. Nė vitin 1966, nė skenėn e festivalit tė famshėm tė Sanremos, shfaqet Caterina Caselli. Kjo zonjė, me pamjen e njė djaloshi ēapkėn, thėrret nė mikrofon: "Nessuno mi puo guidicare" (Askush nuk mund tė mė gjykojė). Tė gjithė mbetėn tė mahnitur nga zėri i saj brilant, por mė shumė nga koka e saj nė formėn e vezės, qė u shit si model nga parukerėt milanezė Vergottini. Por nė skenė shfaqet edhe Raffaella Carra, qė i pėrzien edhe njėherė tjetėr kartat, duke propozuar sėrish modelin "carre", por mė tė gjatė, me flokėt qė varen mbi supe. Me thekė apo pa thekė, bionde, tė bardha apo platin, ajo mbetet modeli i saj i famshėm, thuajse nė njė perfeksion. Dhe modeli i Raffaella Carra ėshtė njė model qė tė gjitha femrat janė pėrballur".
Edhe sot e kėsaj dite ky model prerje gėzon njė pėrhapje tė gjerė dhe mund tė quhet pa frikė si njė rini e dytė pėr shumė gra. Me kėtė model mund tė shikosh Katie Holmes, Paris Hilton, drejtoreshėn e famshme tė "Vogue America", Anna Wintour, ministren italiane Mara Carfagna, si edhe prezantuesen e njohur Simona Ventura, qė ėshtė kėnaqur pas modelit "alla Valentina". Pėr kėtė tė fundit flet mė shumė parukeri i saj, Roberto Farruggia, cili pohon se prezantueses sė madhe italiane i pėlqen shumė modeli "caschetto": "Simona ėshtė njė admiruese e modelit caschetto dhe ndihet mjaft mirė me tė".
Por duket se femrat ndihen vėrtet mirė me kėtė prerje. A u pėlqen tė gjithave? Sigurisht! Mjeshtėrit e gėrshėrėve thonė qė ėshtė vėrtet special, pasi mund tė realizohet nė shumė modele, tė gjata, tė shkurtra, tė varura pėrpara dhe shkurt nga pas, pra njė pafundėsi modelesh, sipas fantazisė dhe dėshirės sė femrave. Kjo duket se ėshtė njė zgjidhje shumė e mirė pėr tė gjitha femrat dhe nė 100-vjetorin e tyre, ato kanė shumė mundėsi zgjedhjeje.