Kur puna tė shpėton jetėn...




Puna mund tė na lodhė fizikisht, por nė shumė raste ajo na ndihmon qė tė gjejmė sigurinė e duhur pėr vazhdimėsinė e jetės. Pra, me pak fjalė, mund tė themi qė puna na shpėton jetėn Jo gjithnjė puna ėshtė njė lodhje: shpeshherė ajo vė nė lėvizje njė numėr shumė tė madh emocionesh, tė cilat ndikojnė edhe nė identitetin individual tė personit. Njė fakt tė tillė e dinė shumė mirė tė gjithė ata qė nė kėto kohė krizash kanė humbur punėn e tyre dhe pėrveē makthit tė mungesės sė parave, te kėta njerėz fillon tė pėshtjellohet edhe rėnia e menjėhershme e autostimės.

Pėr tė reflektuar mė mirė rreth kėtij fakti mjaft domethėnės, mjafton t‘i referohemi edhe njė deklarate shumė tė fortė tė bėrė pak ditė mė parė nga diva e muzikės pop, Madonna, e cila ka folur pa dorashka pėr jetėn e saj private. Nė njė intervistė pėr mediat nė Amerikė, pas njė turi rraskapitės nėpėr tė gjithė globin, Madonna ka rrėfyer sė nė momentet e fundit tė lidhjes sė saj martesore (pak muaj mė parė Madonna zyrtarizoi divorcin me bashkėshortin e saj Guy Ritchie) ajo kishte menduar edhe vetėvrasjen: dhe pėr t‘u larguar nga kėto mendime esktreme kishte qenė vetėm impenjimi me aktivitete tė ndryshme, veēanėrisht tė lodhura, me aktivitetin e saj si kėngėtare.

Nė tė vėrtetė Madonna, duke referuar asaj qė tregoi nė intervistėn e saj, ka eksperimentuar te vetja "terapinė e forcės", ku puna mund tė ushtrohet mbi trup dhe shpirt nė momente tė ndryshme e tė vėshtira tė jetės, pėr ta larguar vėmendjen nga shqetėsimet sentimentale. Ėshtė e qartė se fundi i njė lidhje dashurie, pėshtjellohet te njė njeri nė njė masė shumė tė madhe vuajtjeje. Por nėse njė gjė e tillė ndodh nė moshėn 50-vjeēare, atėherė kjo situatė bėhet dramatike, pasi ndodh pikėrisht nė njė moment ku njeriu ėshtė i ngarkuar jashtėzakonisht shumė psikologjikisht. Dhe Madonna ka eksperimentuar 2 gjėra njėherėsh.

Ndaj iu desh qė tė hidhej nė fushėn ku ajo ndihej mė e fuqishme dhe shumė mė e sigurt, atje ku gjeti edhe hapėsirėn e mjaftueshme pėr tė mos u menduar gjatė, por njėkohėsisht edhe nė konfirmimin qė ajo ėshtė e adhuruar nga fansat e saj. E pėr ta bėrė kėtė, kėngėtarja iu nėnshtrua njė aktiviteti masakrues, ku lodhja fizike e saj u kthye si njė "dėnim biblik", pėr disfatėn e radhės sentimentale. Nė kėtė mėnyrė ajo "ndėshkonte" veten e saj pėr dėshtimin nė dashuri, por nė tė njėjtėn kohė ajo pėrforconte edhe kapacitetin e saj pėr tė menduar, pėr t‘u ndier mė mirė dhe sigurisht edhe pėr t‘u dashuruar. Dhe me njė impenjim tė tillė "tė harbuar", ajo arriti tė "eliminonte" pjesėt mė tė "ndjeshme" tė jetės sė saj private; vuri nė jetė nė njė farė mėnyre njė formė simbolike tė vetėvrasjes, duke shpėtuar pėrkohėsisht nga urrejtja e vetvetes, tė cilin ia pat provokuar dėshtimi nė atė lidhje dashurie. Kjo, sepse ėshtė shumė e vėrtetė qė puna mund tė na lodhė fizikisht, por nė shumė raste ajo na ndihmon qė tė gjejmė sigurinė e duhur pėr vazhdimėsinė e jetės.

Pra, me pak fjalė, mund tė themi qė puna na shpėton jetėn. Nė mėnyrė tė pavetėdijshme gjejmė pranė vetes njerėz qė shpesh nuk janė aspak tė ngjashėm me ne, por qė mund tė bėhen ilaēi mė i mirė pėr tė kaluar krizat. Mund tė ndodhė qė ne tė shfaqemi shumė agresivė dhe afrimi i njė personi "tė turpshėm", e tė pėrmbajtur do tė rregullonte mjaft ekuilibra. Dhe nė kėtė raport ėshtė e rėndėsishme tė vendoset ky ekuilibėr, pas sė cilit mund tė fitohet edhe autonomia e kontrollit tė vetvetes. Nė rastin konkret, pėr yllin e muzikės ka qenė shumė e rėndėsishme lidhja me miket e saj, qė e shtynė tė bėnte atė tur tė gjatė nėpėr botė, e tė zbuste dhimbjen qė iu shkaktua nga dėshtimi sentimental.