Tė rrish pa u larė tė bėn mirė
Gjashtė javė pa u larė. Gjashtė javė pa prekur sapunin, shampon e trupit, tė kokės, pastėn e dhėmbėve deordorantin, madje edhe produktet kozmetike dhe kremrat anticelulit. Nuk bėhet fjalė pėr reality show-n, e radhės, por pėr njė eksperiment tė vėrtetė shkencor, i pari i kėtij lloji. "Kavia" e eksperimentit ka qenė njė grua angleze, ndėrsa dokumentari do tė transmetohet nė kanalin BBC 3, mė pesė shtator, me titullin "How Dirty Can I Get?
E tronditur nga zbulimi se shpenzonte rreth 2000 stėrlina (rreth 3000 euro) nė njė vit pėr produktet e bukurisė, Nicky Taylor ka vendosur tė lerė mėnjanė, tė gjitha kutitė dhe shishet qė e kishin shndėrruar banjėn e shtėpisė sė saj nė njė repart parfumerie. Vendosi tė qėndronte natyrale pėr 42 ditė dhe 42 net. "Isha e fiksuar pas produkteve tė bukurisė, tregon Niki pėr "Daily Mail" - dhe besoja gjithēka qė mė thuhej pėr efektet e tyre tė mrekullueshme. Megjithatė, njė ditė vendosa tė lexoja tė gjitha etiketat e tyre dhe e kuptova se ēdo ditė vendosja nė trup dhe lėkurė mė shumė se 200 pėrbėrės kimikė. Kėshtu, vendosa qė tė mos i pėrdorja mė dhe tė shihja se ēdo tė ndodhte me mua".
Kėshtu, pėr gjashtė javė ajo nuk u la, veshi tė njėjtat rroba dhe vazhdoi tė bėnte jetėn e saj tė pėrditshme, duke mos lėnė pas dore edhe vrapin ēdo mėngjes, dhe punėn nė tė cilėn shkonte me mjetet e transportit publik. Nė tė vėrtetė, ajo eksperimentoi te vetja, atė qė mund tė ndodhte, nėse do tė qėndronte larg ujit dhe produkteve pėr kujdesin dhe higjienėn personale, sigurisht e tronditur edhe nga zbulimi se njė britanik shpenzon mesatarisht 3000 euro nė vit pėr produktet kozmetike. Gruaja, njė producente televizive, ashtu si Morgan Spurlock, qė nė filmin "Suer size me" ka ngrėnė ushqim nė fast food pėr njė muaj rresht, pėr tė treguar se sa e dėmshme ėshtė pėr shėndetin, 42-vjeēarja angleze, grua e divorcuar dhe nėnė e tre fėmijėve, ėshtė protagonistja e njė dokumentari qė do tė transmetohet nė rrjetin BBC 3 mė 5 shtator dhe qė mund ti bindė tė gjithė tė pėrdorin mė pak produkte kimike dhe tė kursejnė paksa nė pėrdorimin e ujit.
Nėse nė fund tė eksperimentit Spurlock tregoi se fast fond-et ndikojnė nė dėmtimin e shėndetit, pas gjashtė javėsh pa i hedhur ujė fytyrės ose pa larė duart, Niki Tejlor zbuloi se ishte mė e shėndetshme se mė parė. Gjithēka duke i kursyer planetit pak ndotje qė u atribuohet substancave kimike qė pas ēdo dushi pėrfundojnė nė sasi tė mėdha nė detet dhe liqenet tona, si dhe kutive plastike tė kremrave dhe produkteve tė tjera tė bukurisė.
"Lėkura ime ėshtė si e rigjeneruar, tregon ajo dhe mjekėt e Skin Research Centre tė Universitetit tė Leeds-it, te tė cilėt u mbėshteta pėr kėshillim mjekėsor, mė treguan se nga analizat e gjakut nuk kishte parametra tė ndryshuar dhe nuk kishte asnjė shenjė pėr ndonjė infeksion tė mundshėm". "Qėllimi i dokumentarit ishte tė kuptohej, nėse janė vėrtet tė nevojshme tė gjitha ato produkte qė blejmė. Kam kontrolluar me shumė kujdes etiketat e atyre qė pėrdorim ēdo ditė, duke zbuluar se ēdo ditė vendosja mbi lėkurėn time 200 elemente tė ndryshme kimike, atėherė pyeta veten nėse ishin vėrtet tė nevojshėm apo jo".
Kėshtu, Niki Tejlor, bėri njė kuti qė e mbushi plot me shishe dhe flakone dhe nisi eksperimentin ekstrem, duke u kujdesur qė tė vinte vetėm dorashka plastike kur i pėrgatiste pėr tė ngrėnė tre fėmijėve tė saj. "Nė fillim ishte shumė e vėshtirė, thotė, pastaj gjėja mė e keqe ishte qė tė mos laje dhėmbėt dhe pjesėt intime. Ėshtė e pabesueshme, kur sheh vazhdimisht reklamat televizive, qė flasin pėr gra qė nuk pėrdorin deordorantė ose sapunė intimė, dhe nuk mund tu afrohesh. Zbulova se askush nga ata qė mė rrethonin nuk e kuptonin. Sigurisht qė dėshira pėr tu larė ekzistonte gjithmonė, por paralelisht ndieja njė ndryshim tė madh mbi lėkurėn time, qė dukej sikur po "merrte" frymė dhe po lirohej nga ajo shtresė produktesh kimike dhe po kthehej nė gjendjen e saj natyrale". Pamja, duke parė fotografitė, nuk ishte ndėr mė tė mirat, por Tejlor siguron se lėkura e saj ishte shumė herė mė e bukur dhe mė e shndritshme se mė parė. Madje, ajo tregon se edhe raportet sociale nuk ishin njė katastrofė, tė paktėn nėse nuk e tregonte atė qė po bėnte. "Jemi gjithmonė tė fiksuar pėr tu dukur sa mė mirė, thotė ajo, por njė herė qė mblodha flokėt bisht, nuk mu duk se njerėzit po mė shikonin me pėrbuzje.
Me pak fjalė, problemi qėndronte tek unė, sepse nuk ndihesha mirė me veten, jo te sikleti qė mund tė ndienin tė tjerėt". Nė fund tė 42 ditėve (plot gjashtė javė) gjėja mė keqe ishin flokėt, "si shkurre" qė vinin erė mė shumė se kėmbėt. Megjithatė, nė fund ishte shėruar njė cist i madh nga njėra qepallė, pasi pėr njė kohė tė gjatė nuk u vendos make up mbi tė, madje ishte zhdukur edhe koliti, gjė qė Niki Tejlor ia ka atribuuar reduktimit tė substancave kimike nė trup. Por mbi kėtė fakt mjekėt nuk kanė dashur tė bėjnė asnjė koment. "Ndihesha e shėndetshme pėr aq kohė sa nuk kisha kontakt me persona tė tjerė", shton Niki Tejlor. Por dushi i parė pas 6 javėsh mė dhuroi njė ndjesi tė mrekullueshme, saqė nuk doja tė dilja mė nga banja. Tashmė pėrdor vetėm sapun tualeti, njė shampo dhe hidratues pėr fytyrėn. Ėshtė gjithēka pėr tė cilėn kam nevojė", pėrfundon ajo.