Gratė, si jetojnė nė vende tė ndryshme tė botės




Danimarka

Tė gjithė e dimė se Danimarka ėshtė konsideruar si vendi ku jetojnė njerėzit mė tė lumtur nė botė. Prej mė shumė se 30 vjetėsh, studimet shkencore dhe rezultatet e ndryshme analitike kanė arritur tė gjitha nė pėrfundimin e njėjtė se danezėt janė njerėzit mė tė lumtur se nė pjesėn tjetėr tė planetit tonė. Nė hartėn botėrore tė lumturisė, e krijuar nga njė psikolog social anglez, Austria dhe Irlanda renditen menjėherė poshtė Danimarkės pėr sa i pėrket shkallės sė lumturisė. Kanadaja rendit e dhjeta, ndėrsa Amerika e 23-a. Po ēfarė i bėn danezėt tė jenė kaq tė lumtur? Nanna Nourup, njė banore nė Kopenhagėn, shpjegon disa nga ndryshimet mes Danimarkės dhe pjesės tjetėr tė botės. Pėr shembull, nė Kopenhagėn njerėzit janė shumė tė pėrgjegjshėm pėr ambientin.

 Mė shumė se njė e treta e tyre pėrdor biēikletėn pėr tė lėvizur, pėr tė bėrė pazarin, shkuar nė punė, apo pėr tė nxjerrė shėtitje fėmijėt. Papunėsia, varfėria dhe tė pastrehėt janė fenomene shumė tė rralla nė kėtė vend, me njė popullsi prej 5.5 milionė banorėsh. Nėse aty humbet punėn, Nanna tregon se qeveria vazhdon tė paguajė rreth 90 pėr qind tė rrogės pėr 4 vjet. Mos u shqetėsoni as pėr kujdesin shėndetėsor, ėshtė falas dhe me njė cilėsi tė jashtėzakonshme pėr kėdo. Qeveria daneze tregon gjithashtu njė interes tė veēantė pėr nėnat dhe fėmijėt. Gratė zakonisht marrin 12 muaj leje lindje qė u paguhet tėrėsisht. Aty dėgjon se qytetarėt paguhen tė shkojnė nė universitet. "Kush shkon nė universitet paguhet 400 ose 500 dollarė", thotė Nanna.

"Edukimi ėshtė falas, ndaj kėtu jetojnė njerėzit mė tė shkolluar nė botė". Gratė nė Danimarkė nuk e ndiejnė presionin pėr t‘u martuar. Nanna sapo ka mbushur 44 vjeēe dhe ėshtė beqare. Ajo thotė se nuk ėshtė rritur duke ėndėrruar pėr fustane nusėrie dhe dasma. "Kjo nuk ka qenė njė ndėr ėndrrat e mia. Nuk mendoj se edhe shoqet e mia kanė kėtė ėndėrr", tregon. Stine, njė nga mikeshat e Nanna-s, thotė se solli nė jetė tre fėmijė para se tė vendoste tė martohej me partnerin. Po ashtu, njė tjetėr arsye pėr tė qenė tė lumtur nė Kopenhagėn ėshtė edhe buka e mrekullueshme e quajtur ‘rugbrĆød‘, me tė cilėn vendasit krenohen kudo.

Rio de Janeiro

Ėshtė sinonim i rėrės sė bardhė dhe plazhit, trupave tė nxehtė dhe karnavaleve. Po ashtu, nė vitin 2016 ai do tė jetė qyteti i parė nė Amerikėn e Jugut qė do tė zhvillojė Lojėrat Olimpike.Aline, nėnė e tre fėmijėve, tregon se Rio ėshtė njė nga qytetet mė tė bukura nė botė, falė plazheve dhe ndėrgjegjėsimit tė njerėzve. "Gratė nė Rio tregohen shumė tė kujdesshme pėr paraqitjen fizike, sepse e kalojmė shumicėn e kohės tė veshura mė pak se nė ēdo vend tjetėr tė globit". Gjithashtu, brazilianet harxhojnė ēdo vit miliona nė kirurgjinė plastike. "Kirurgėt tanė njihen si mė tė mirėt nė botė dhe ēmimet janė tė lira kėtu". Nė qytetin me gjashtė milionė banorė, diferencat ekonomike mes njerėzve janė tė mėdha. Njė e pesta e popullsisė jeton nėpėr baraka. "Rio ėshtė qyteti i kontrasteve ekonomike. Ne kemi tė varfrit qė jetojnė bashkė me tė pasurit dhe shtresėn e mesme", thotė Aline. Shumė njerėz qė blejnė shtėpi paguajnė pėr to me para nė dorė. Aline ka njė apartament nė njė ndėrtesė shumėkatėshe. Fėmijėt e saj kanė secili dhomėn e tyre dhe njė banjė tė pėrbashkėt. Aline ka nė shtėpi njė tualet gjigant tė mbushur plot me produkte kozmetike. "Si ēdo grua mė pėlqen tė kem shampo, kremra dhe parfume. Ėshtė e zakonshme pėr gratė tė kenė shumė lloj produktesh kozmetike", thotė ajo. Familja dhe besimi janė shumė tė rėndėsishme pėr brazilianėt. Fėmijėt zakonisht jetojnė nė shtėpi me prindėrit pasi mbarojnė kolegjin, sepse aty mendojnė se familja qė lutet sė bashku, duhet tė qėndrojė sė bashku. "Ne lutemi ēdo ditė dhe i mėsojmė fėmijėt qė ta bėjnė kėtė gjė qė tė vegjėl". Aline thotė se i vetmi problem qė kanė pėr t‘u zgjidhur ėshtė kriminaliteti dhe siguria nė vend.

Dubai

Tridhjetė vjet mė parė, Dubai, shteti mė i populluar nė Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk ishte asgjė mė shumė veēse njė grumbull ndėrtesash tė shpėrndara pėrgjatė shkretėtirės. Sot, ėshtė njė nga qytetet mė tė bukura nė botė, i quajtur ndryshe "perla e Gjirit Persik". Ky qytet multikultural ėshtė shtėpia e xhamive tė jashtėzakonshme, rrugėve prej guri, pazareve pa fund dhe ndėrtesės mė tė lartė nė botė. Falė rezervave shumė tė mėdha tė naftės, qeveria u siguron qytetarėve ujė, drita dhe shėrbim shėndetėsor falas. Gjėja mė e mirė? Nuk ka taksa mbi tė ardhurat. Doktoreshė Lamees Hamdan, nėnė e katėr fėmijėve nga Dubai, jeton nė njė shtėpi me 5 dhoma nė rrugėn ku ka shtėpinė edhe vjehrra e saj. "Ėshtė diēka tradicionale tė jetosh afėr me familjen e burrit. Mė pėlqen kjo gjė. Mendoj se ėshtė diēka e mirė tė shohėsh njė familje tė madhe dhe tė bashkuar ēdo ditė". Lamees thotė se shumė familje tė pasura nė Dubai kanė shėrbėtore, shoferė dhe kuzhinierė personalė. "Nuk gatuaj shumė kėtu. Ime vjehėrr ka kuzhinier nė shtėpi, por unė e kam gjetur zgjidhjen.

Jam lidhur me njė restorant qė mė dėrgon nė shtėpi tri vakte nė ditė". Por Lamees tregon se jo tė gjithė nė Dubai janė tė pasur. "Ka tė pasur, tė varfėr dhe nga ata qė luftojnė ēdo ditė pėr bukėn e gojės". Njė tjetėr ndryshim mes njerėzve nė Dubai dhe pjesės tjetėr tė botės ėshtė mėnyra e veshjes. Nė Emiratet e Bashkuara Arabe, njė vend mysliman, Lamees thotė se pjesa mė e madhe e grave mbi 60 vjeē veshin fustane qė u mbulojnė trupin dhe burqa qė u mbulon fytyrėn. "Nuk preferova tė vishja shailan dhe abaja-n, qė tė mbulojnė kokėn dhe trupin, por motra ime i ka veshur. Ėshtė diēka mė shumė se kulturore". Burrat zakonisht veshin kostumin tradicional tė quajtur kandura, njė lloj smokingu me kėmishė. Pavarėsisht dallimeve, Lamees tregon se gratė nė vendin e saj kanė shumė tė pėrbashkėta me femrat dhe nėnat nė botė. "Jemi tė gjitha nėna qė punojmė, ne tė gjitha kemi tė njėjtat prioritete, tė gjitha pėrballemi me tė njėjtat sfida".

Stamboll

Stambolli ėshtė qyteti i dy kontinenteve, Azisė dhe Europės. Nuvide, njė banore e Stambollit, jeton nė pjesėn europiane, por mund tė shohė edhe atė aziatike nga dritarja e shtėpisė sė saj. Si njė vend mysliman pėrparimtar, gratė janė tė lira tė veshin ē‘tė duan dhe Nuvide tregon se femrat turke pėlqejnė shumė tė bėjnė pazar. Edukimi nė kėtė vend ėshtė thelbėsor pėr gruan, megjithatė familja vjen e para. "Ti mund tė mbarosh dy universitete. Mund tė bėsh doktoraturėn dhe masterin, por zakonisht nė moshėn 32-vjeēare njė gruaje kėtu i duhet tė heqė dorė nga puna, sepse familja dhe fėmijėt janė mė tė rėndėsishėm". Turqit, thotė ajo, kanė gjithashtu njė mėnyrė interesante tė kursimit tė parave. Njerėzit mbledhin monedhat e arta dhe i vendosin ato poshtė jastėkėve nė vend qė t‘i ēojnė nė bankė. Njė mėnyrė interesante kursimi.

Tokio

Nė Tokio, Japoni, njė tjetėr prej metropoleve mė tė populluara nė botė, njerėzit priren tė punojmė me orė tė tejzgjatura dhe jetojnė nė shtėpi tė vogla. Misako, njė grua nėnė e njė vajze katėr vjeēe, tregon se nga kėto anė ėshtė zakon tė heqėsh kėpucėt kur hyn nė shtėpinė e dikujt. Edhe pse vetė punon si pėrkthyese, Misako thotė se gratė japoneze zakonisht qėndrojnė nė shtėpi me fėmijėt. Shumė njerėz ndoshta nuk e dinė se gratė japoneze janė shumė tė vetėpėrgjegjshme. Pėr shembull, Misako tregon se mjaft tualete publike femrash kanė njė pajisje tė quajtur "tingulli i princeshės", qė bėn zhurmė tė mjaftueshme pėr tė kamufluar funksionet fizike tė organizmit.