Jam njė nėnė dhe bashkėshorte perfekte
Zonja Moore apo Zonja Kutcher? "E adhuroj tė mė thėrrasin zonja Kutcher! Ju lutem prononcohet Ku, me u, ashtu siē lexohet". Nė orėn 11.30 fiks, e lyer nė mėnyrė perfekte dhe e veshur bukur Demmi Moore, ish-gruaja e Bruce Willis, dhe tani gruaja e Ashton Kutcher, (16 vjet mė i ri se ajo) hyn nė sallonin e hotelit "Crillon" nė Place de La Concorde. Edhe pse po i afrohet tė 50-ave (tani ėshtė 47 vjeē) mbetet njė grua shumė e bukur. Mos mendoni se ėshtė njė nga ato gratė qė lufton me forcė kundėr moshės. Nuk tė jep pėrshtypjen se ėshtė e paralizuar nga botoks apo muskujt e tipit Madona, aktorja prezantohet pėr atė qė ėshtė.
Njė zonjė tėrheqėse, elegante, e hollė me ndonjė rrudhė tek-tuk nė fytyrė dhe njė shikim inteligjent dhe tė matur. Mban veshur njė fustan tė bardhė tė Monique Lhuillier, njė stilist me origjinė filipinase. Njė ditė mė parė, nė mbrėmjen e promovimit tė filmit tė saj tė ri "Wanted" tė Helena Rubinstein, kishte veshur njė fustan tė bardhė tė njė stilisti nepalez. Nė zgjedhjen e veshjeve tė saj spikat pasioni pėr globalizimin. Rinia pėr tė qėndron te faktet dhe stili i jetesės teknologjike. Ėshtė e fiksuar pas botės virtuale ku mė shumė se njė milion e gjysmė njerėz e ndjekin nė ēdo hap nė "Twitter", ku adresa e saj prezantohet me emrin zonja Kutcher. Nga iPhone i saj tregon me shpejtėsi fotot dhe jetėn moment pas momenti. "Pėrpiqem tu pėrgjigjem tė gjithėve. Ėshtė njė mundėsi e jashtėzakonshme pėr tu shprehur haptazi me fansat".
Je e pasionuar pas "Twitter"?
Sigurisht. Komuniteti im i referimit ėshtė "Facebook". Ėshtė i kėndshėm, por ėshtė mė privat. "Twitter" ėshtė i hapur pėr tė gjithė. Nė "Facebook" kam njė klub fansash dhe njė adresė me emėr tjetėr. Por ėshtė vetėm pėr familjen dhe miqtė e ngushtė qė nuk janė mė shumė se 20 persona. Nė "Twitter" pas pak kohėsh do tė arrijnė nė dy milionė.
Nuk tė duket sikur tė spiunojnė dhe ndjekin nė atė qė bėn?
I njoh ata qė mė "ndjekin". Nuk janė borgjezė, nuk veshin kravatė, janė njerėz tė thjeshtė. E di qė media mė ndjek kudo, por me "Twitter" kam mundėsinė tu pėrgjigjem menjėherė atyre qė thonė dhe shkruajnė pėr mua. I adresoj dhe arrij ti mbaj nėn kontroll. Kėshtu ndihem edhe mė e fuqishme: kjo ndryshon tėrėsisht lidhjen mes meje dhe shtypit. Sepse mendoj se ata mund tė publikojnė fotot e paparacėve, por edhe ato qė publikoj unė.
Por ju nuk e pėrdorni "Twitterin" vetėm pėr tė treguar jetėn e pėrditshme. Pėr shembull shpesh e pėrdorni pėr tė dhėnė mesazhe tė ndryshme si ai pėr luftėn ndaj urisė.
Ka qenė e mrekullueshme tė bėje diēka tė tillė. Nė "Twitter" dhe "Facebook" kėrkova tė thosha diēka mbi temėn: "Kam uri". Mė vjen keq qė shumė nuk kanė as se ēfarė tė hanė. Nga ajo qė shkrova zbulova se 36 milionė amerikanė janė nė rrezik urie, njė nė tetė tė tillė dhe nga ata 12 milionė janė fėmijė. Lufta kundėr urisė, ishte pikėrisht ky mesazhi qė doja tė transmetoja.
Falė jush, shumė njerėz kanė zbuluar anėn e errėt tė Amerikės.
Ky problem ekziston prej kohėsh, por askush nuk shqetėsohej. Edhe unė gjithmonė kam pasur pėrshtypjen se jetoj nė njė vend tė pasur, sepse nuk jam pėrfshirė nė kėtė ēėshtje. Tani me krizėn ekonomike, shifrat janė rritur. Pastaj shumė fėmijė qė mund tė hanė vetėm vaktin nė shkollė. Po nė verė kur shkollat janė mbyllur?
Nė reklamėn e parfumit "Wanted", partneri juaj ėshtė njė djalosh shumė i ri. Nuk duket si e rastėsishme zgjedhja e Rusinstein?
Nuk e kam ndier veten tė manipuluar. Parfumi ka njė histori dhe unė jam pjesė e asaj historie.
Dashuria juaj pėr Ashton, ėshtė ndryshe nga ajo pėr Bruce...
Janė dy persona krejtėsisht tė ndryshėm nga njėri-tjetri. Me Ashton ėshtė njėlloj sikur jam me njė njeri qė e kam njohur prej kohėsh. Sikur tė dy kishim kohė qė prisnim njėri-tjetrin.
Mund tė mendosh se Ashton ėshtė djali qė ju nuk mundėt ta kishit kurrė.
Ai ėshtė njė burrė i vėrtetė dhe jo njė fėmijė, pavarėsisht moshės. Ėshtė mė i vjetėr, mė i hapur dhe mė i matur nga shumė 40-vjeēarė qė unė kam njohur.
Tani ai po xhiron njė film me Anne Hathaway, Jessica Alba, Julia Roberts. Kohėt e fundit ishe nė set me Cameron Diaz. Janė gratė mė tė bukura tė industrisė sė kinemasė pėr momentin. Nuk jeni xheloze?
Jo, pėrse duhet tė jem. Nuk kam asnjė arsye pėr tė qenė.
Ju jeni shumė e sigurt nė vetvete?
Jo, gjithmonė. Siguritė nė jetė kėrkojnė shumė lodhje. Ka gjėra pėr tė cilat duhet punuar ēdo ditė.
Nuk ke frikė se me kalimin e kohės diferenca e moshės do tė ndihet akoma mė shumė?
Kjo ėshtė njė pyetje e rėndėsishme, sepse ėshtė e vėrtetė qė koha ecėn shpejt. Por unė mendoj se ne e shqetėsojmė shumė veten mbi atė ēka do tė ndodhė. Ku jam? Ku po shkoj? Ēfarė duhet tė bėj? Kėshtu humbet lumturinė e momentit dhe projekton frikėn e tė ardhmes. Nuk e di se ēfarė do tė ndodhė pas pesė ose dhjetė vjetėsh, mund tė ndodhė gjithēka, por nėse unė jam e lidhur me realitetin, siē jam tani kjo na bėn mė tė rritur dhe mė tė matur.
Rummer, vajza juaj e madhe ėshtė aktore. Nuk e ndien veten nė konkurrencė?
Jo, aspak. Nėse ajo ėshtė e lumtur edhe unė jam. Po ecėn mirė, tani pritet tė dalė njė tjetėr film i saj. Shqetėsimi im i vetėm ėshtė ta mbroj dhe ndihmoj tė mos ndihet e pasigurt dhe se mos dėshton. Industria e filmit ėshtė njė industri e ashpėr dhe shpresoj qė ajo, meqė ėshtė mė delikate se unė, tia dalė mbanė. Unė jam njė tip mė shumė luftarak.
Ēfarė bėjnė vajzat e tjera?
Scout sapo ka mbaruar kolegjin dhe vitin tjetėr do shkojė nė universitet. Mė e vogla, Tallulah, kėtė verė bėri njė praktikė dyjavore te "Harpers Bazar" si asistente zyre".
Ėshtė vetėm 15 vjeē, shumė e re...
Mė mirė se tė merret me shopping...Pastaj pjesėn tjetėr tė verės ka punuar nė njė dyqan.
Ju jeni njė nėnė e ashpėr?
Ėshtė ēėshtje ekuilibri. Nėse vjen nga njė familje e privilegjuar si kjo e jona, ėshtė e rėndėsishme tė dish se si e ke fituar atė qė ke. Njerėzit nuk tė japin asgjė, duhet tė mėsosh si ti fitosh gjėrat para se tė dalėsh nė jetė. Bota nuk ėshtė gjithmonė me "shkėlqim". Shpesh tė rinjtė duan tė kenė gjithēka pa u lodhur. Nuk ėshtė kėshtu, duhet shumė punė dhe rregulla pėr ti arritur.