Pėrshėndetje nga Karolina!




Milano, tetor – Karolina Kurkova mori emėr si engjėlli i Victoria’s Secret. Ajo ėshtė cilėsuar si njėra prej modeleve qė i pėrmbush tė gjitha kushtet pėr tė qenė njė modele e famshme botėrore. Bukuroshja ēeke, e cila po qėndron nė Javėn e Modės nė Milano, nuk ka ngurruar qė tė japė edhe njė intervistė tė shkurtėr pėr shtojcėn Express Rozė...

Ndonėse nuk tingėllon emėr i panjohur, mund tė na thoni kush ėshtė Karolina Kurkova?

Jam lindur nė Ēeki, Decin mė 1984, nė njė familje normale, ku gjėrat si sporti e arti kanė qenė tė vlerėsuara. Bazuar nė kėtė pėr mua nuk ka qenė e paimagjinueshme tė filloja njė rruge nė botėn e shou-biznesit. Me kohė, duke konkurruar edhe punuar nė kėtė drejtim, njė dite kuptova qė isha njė modele ēeke e famshme…

Si ėshtė tė konkurrosh nė njė drejtim/kategori kur pėrmasat e garės janė pothuajse globale?

Tingėllon diēka tepėr pesimiste, gati e pashpresė. Por me kohė nėse ke mbėshtetje tė personat e tu tė rėndėsishėm, atėherė fillon, merr frymė thellė dhe gjėrat lėvizin. Pastaj kupton qė duke hedhur njė hap, mund tė fillosh tė ecėsh pėrpara…

Keni pasur mbėshtetje me siguri?

Po, pa kėtė mbėshtetje thjesht do tė isha njė zė i padėgjuar. Pėr kėtė jam falėnderuese.

Rozė: Ndonjė moment tė veēantė nė karrierė?

Sigurisht. Zgjedhja si engjėll nė Victoria’s Secret ėshtė diēka qė tė bėn tė ndihesh e veēantė. Kjo sidomos nė njė moshe tė re ēfarė unė isha... pastaj paraqitja nė “Academy of Country Music Award”. Sigurisht se ka shumė momente tė tilla.

Po nė jetė?

Kur kuptova qė isha shtatzėnė… Kjo nė njėfarė forme ta ndryshon mėnyrėn si i sheh dhe i percepton gjėrat.

Keni punuar pėr shtėpi mode me famė botėrore. Ēfarė ėshtė ndjesia tė punosh pėr to?

Nė fillim futemi nė gara dhe shpesh edhe zhgėnjehemi, sapo jemi eliminuar nga njė e tillė. Ėshtė diēka qė ia vlen tė kthehesh prapė e tė provosh, sidomos nėse i kemi parasysh rezultatet e pastajme. Ėshtė ndjenjė sikur mė nė fund jeta po tė buzėqesh..

Po filmi?

Eh... ėshtė pasion imi. Diēka qė jam rritur duke e dashur dhe ka qenė ėndėrr tė futesha nė kėtė industri. Tanimė kam njėfarė pėrvoje dhe kjo me ka ndihmuar tė kuptoj shumė gjera. Ėshtė diēka pėr tė cilėn ia ka vlejtur tė mundohem, ndonėse nuk ėshtė e lehte dhe pėr shumė gjera duhet tė sakrifikohesh..

Me ēfarė po merreni tani?

Po kėnaqem me kėtė qė kam arritur dhe po punoj. Nė Milano jam pėr njė show tė Versace dhe nė New York ka gjera qė me presin.. Ndėrkohė po shoh disa role pėr t’u angazhuar nė kinematografi..

Njė mesazh pėr kosovarėt?

Tung, Kosovė...Faleminderit juve...mė bėhet qejfi qė lexuesit e juaj do tė lexojnė diēka nga unė...

Karriera e Kurkovas

Atė mund ta keni parė shpesh nė Fashion TV dhe nėpėr reklama tė shumta nėpėr Evropė dhe SHBA. Deri me tani ajo ka qenė modele e Victoria’s Secret, pastaj ka sfiluar edhe pėr Yves Saint Laurent, pastaj pėr shtėpitė e modės Tommy Hilfiger, Valentino, Louis Vuitton, John Galliano, Chanel, Christian Dior, Hugo Boss, Versace, H&M. Pasuria e Kurkovės vlerėsohet tė jetė rreth 10 milionė dollarė. Ajo ka luajtur edhe nė filmat si: “G.I. Joe: The Rise of Cobra” pastaj nė disa seriale televizive. Kritika e ka vlerėsuar lart sidomos paraqitjen e saj nė “G.I. Joe: The Rise of Cobra”. Ajo ėshtė shtatzėnė dhe pret njė fėmijė me tė fejuarin e saj Archie Drury. Ajo ėshtė e angazhuar edhe nė disa organizata joqeveritare dhe ka marrė pjesė nė disa aksione humanitare.




Intervista nga Gazeta Express