Kosi parandalon obezitetin dhe diabetin
Nje diete e pasur me fibra vegjetale dhe kos parandalon obezitetin dhe diabetin. Perfundimi ka dale nga nje studim finlandez i prezantuar ne kongresin e shoqerive te diabetit te zhvilluar ne Itali. Kerkimi tregon se tretesit laktike nuk veprojne vetem tek mukoza e zorreve, sic besohej me pare, por kane efekte te rendesishme per te gjithe organizmin. Rregullojne nder te tjera edhe thithjen e energjise nga ushqimet dhe mund ta pakesojne ate ne 2 perqind.