
Kėsaj here do ju bėj tė qani
Nė tetor tė vitit 2006, Richard Gere sfilonte nė tapetin e kuq pėr tė prezantuar "The Hoax", njė film qė nuk la asnjė gjurmė te publiku i gjerė. Sot, tre vjet mė vonė, aktori amerikan kėrkon tė na sfidojė sėrish. I udhėhequr nga i njėjti regjisor, suedezi Lasse Hallstrom, kėsaj here vjen me njė histori krejt ndryshe, tė pangatėrrueshme pėr delikatesėn me tė cilėn tregohet. Filmi tregon pėr historinė e "Hachiko"-s, njė qen i racės akita, dhe dashurinė e tij tė pafundme pėr Parker Wilson, njė profesor muzike dhe njėkohėsisht padroni i tij. Ngjarjet zhvillohen nė Japoni, nė vitet 30 dhe janė bazuar nė njė histori tė vėrtetė, ku qeni besnik e priste tė zotin qė kthehej nga puna nė tė njėjtin stacion pėr 9 vjet rresht. Ja se ētregon Gere pėr historinė e filmit tė tij mė tė ri, dhe jo vetėm ...
Historia e "Hachiko"-s tė prek shumė, por njėkohėsisht ėshtė njė histori shumė e thjeshtė. Pėr ta treguar do tė mjaftonin vetėm disa rreshta. Fakti qė u bė film, mos bėri qė tė humbte thelbin?
Mendoj se ke tė drejtė vetėm nė njė pikė: historia ishte e thjeshtė dhe sfida qe tė ishim tė thjeshtė si vetė historia. Gjatė montazhit eliminuam shumė pjesė, nė mėnyrė qė tregimi tė ishte fare i thjeshtė. Nė njė farė mėnyre ėshtė njė film i lehtė. Pasi e shohin, tė gjithė i thonė njėri-tjetrit: "E ke dėgjuar historinė e atij qenit"... Kjo ishte edhe thjeshtėsia ku donim tė arrinim. Duhej pėrjetuar zemra e historisė, raporti me kafshėn.
Raporti kafshė-njeri nė film del sikur tė ishte njė marrėdhėnie shumė shpirtėrore...
Historia e vėrtetė nė Japoni fliste pėr njė burrė tė moshuar, njė profesor qė kishte njė qen. Ėshtė diēka e lidhur me forcėn e jetės, diēka spirituale. Ėshtė njė histori e thjeshtė pėr fėmijėt, por edhe njė pėrrallė pėr tė rriturit. Njė histori misterioze nė funksionin e saj, me njė forcė tė madhe tė brendshme. Kur lexova skenarin, qava si njė fėmijė, u entuziazmova. Ua tregova miqve tė mi. Ėshtė vėrtet misterioze forca dhe fuqia e kėsaj historie. Bėhet fjalė pėr diēka qė ka tė bėjė me durimin, pranimin, dashurinė dhe mėshirėn. Tė gjitha gjėra qė na pėrfaqėsojnė mė sė miri, nėse e shohim veten nė pasqyrė, sepse ne jemi ajo ēka bėjmė dhe se si vishemi, jemi forca jetėsore e brendshme.
Ėshtė mė e vėshtirė tė interpretosh me njė qen, apo me njė aktor tė vėrtetė?
Shiko, kjo ėshtė njė histori e vėrtetė dashurie, njerėzit flasin pėr miqėsi mes protagonistit dhe qenit tė tij, por nė tė vėrtetė, ėshtė njė histori dashurie e thellė, qė i pėrket cilėsisė sė brendshme tė qenies, jo seksit apo llojit tė protagonistėve. Nuk e kemi mėsuar qenin fare, me pėrjashtim tė rasteve tė rralla, pėr dy ose tri skena. Pėr pjesėn tjetėr rikrijuam njė ambient besimi, nė mėnyrė qė ai tė ndihej mirė mes njerėzve. Duhej shumė durim. Ishte njėlloj sikur punoje me fėmijė. Disa vjet mė parė bėra njė film me Altman. Po xhironte ca skena me fėmijė dhe ishte shumė i zoti. Sekreti, mė tha, ishte qė tė mos u thoshe kurrė se ēfarė duhet tė bėnin, dhe me qenin ne bėmė tė njėjtėn gjė.
Ju pėlqen tė keni kafshė nė shtėpi?
Kam njė qen. Gjithmonė kam pasur qen, qėkur isha fėmijė, qė kur isha njė vjeē. E kishte emrin Chipper. Pastaj erdhi
Billy, qė ishte femėr. Pėr mua qeni ėshtė njė shok shumė i veēantė, dhe sigurisht ėshtė njė nga arsyet pse vendosa tė bėja kėtė film. Kam njė marrėdhėnie tė ngushtė me kafshėt.
Sa e ka ndryshuar jetėn tuaj takimi me Dalai Lamėn?
E praktikoja budizmin para se ta takoja. Mėsuesit e mi ishin murgj japonezė. Takimi me tė pati njė impakt tė madh tek unė. E kuptova se isha ai qė doja. Kisha arritur atė gjendje paqeje dhe ndėrgjegjėsimi qė duhej.
Ndryshon nga kultura juaj perėndimore?
Nuk janė shumė ndryshe, por pėrballojnė tė njėjtat problematika, hetohet mbi tė njėjtat ēėshtje. Mė ka prekur shumė njė filozof anglez, qė thoshte se realiteti ėshtė njė funksion i mendjes, se jashtė nuk ka asgjė tė pėrcaktuar. Kjo ėshtė njė mėnyrė pėr tė ndjerė budizmin. Ka komunikim mes Lindjes dhe Perėndimit, jo vetėm nga ana kulturore, por edhe nga ajo shkencore.
Cilėt janė filmat qė keni refuzuar tė bėni? Ata qė nuk do tė luanit kurrė?
Eh, kėtė film e kisha tė sigurt qė do e bėja, sepse ka njė mesazh filozofik dhe shpirtėror, qė deri diku mė pėrket edhe mua. Edhe pse nuk mendoj se ėshtė njė histori budiste, pėr mua ishte interesante tė krijoja kėtė lidhje me Japoninė, me ngjarjet qė fillimisht vendosen nė njė manastir zen. Ka pak filma pėr tė cilėt nuk ndihem krenar, ndoshta disa, por ėshtė normale, u ndodh tė gjithėve. Po nuk do tjua them kurrė cilėt janė.
Zgjodhėt ta bėnit kėtė film duke menduar pėr djalin tuaj, qė tani ėshtė nėntė vjeē?
Sigurisht qė zgjodha tė luaj nė kėtė film, sepse mendoja se mund tė ishte njė film pėr djalin tim. Por, ky ėshtė i pari ku kam interpretuar pėr kėtė arsye.
Ēmendim keni pėr "Nobel"-in qė fitoi Obama?
Meqė ra fjala, po ju ēmendim keni? Tė gjithė e duan Obamėn, nė botė tė gjithė e duan, por pyesin veten "pėrse iu dha ky ēmim pikėrisht tani"? Unė mendoj se ky mund tė jetė njė inkurajim, njė mėnyrė pėr ti kujtuar se pėrse u zgjodh nė krye tė vendit. Ky ēmim mund ta mbajė zgjuar dhe ta bėjė qė tė mos bjerė asnjėherė nė pasivitet. Ka vizion dhe njė mėnyrė tė jashtėzakonshme pėr ti bėrė tė tjerėt pėr vete. Pėr fuqinė qė mishėron, ėshtė njė burrė i jashtėzakonshėm.
Po pėr sa i pėrket situatės ndėrkombėtare, jeni optimist apo pesimist?
Pėr sa mė pėrket mua, jam optimist, sepse gjėrat pėrmirėsohen kur je optimist dhe jo pesimist. Jemi tė gjithė tė lidhur me njėri-tjetrin, jemi nė ndėrveprim tė vazhdueshėm dhe misioni ynė ėshtė qė ta ndihmojmė njėri-tjetrin. Amerika pėr shumė kohė ka shfrytėzuar pjesėn tjetėr tė botės, por tani duhet tė ndryshojmė drejtim. Kur gjėrat ndryshojnė pėr mirė, edhe bota shkon drejt atij drejtimi.