Familja mė jep forcė tė jem e lumtur




Pak ditė mė parė, ajo deklaroi se pas 22 vjetėsh do tė hiqte dorė nga pasarelat, edhe pse ky mund tė jetė njė nga vendimet mė tė vėshtira nė jetėn e saj. Pjesė e tyre qė nė moshėn 17-vjeēare, Claudia, tashmė 39 vjeēe, tregon: "Nuk do tė ngjitem mė nė pasarela. Do tė vazhdoj tė jem modele dhe tė punoj nė fushėn e modės, por jo mė nė pasarela. Nuk besoj se do tė mė mungojnė edhe pse kam qenė pjesė e tyre pėr 22 vjet me radhė". Bukuroshja bionde, me njė fizik pėr t‘u adhuruar, sytė bojėqielli dhe njė finesė tė rrallė, qė aktualisht ėshtė nėna e dy fėmijėve, e mori famėn nė krah tė emrave tė mėdhenj tė modės nė vitet ‘90, si Cindy Crawford, Kate Moss, Linda Evangelista, Naomi Campbell dhe Christy Turlington.

 Ajo jeton nė Londėr dhe tregon se jeta e saj ėshtė si njė pėrrallė, e mbushur plot me gjėra tė bukura ēdo ditė. Bashkėshorti i saj, producenti i filmit, Matthew Vaughn, 38, ndodhet nė Afganistan, ndėrsa ajo po planifikon njė udhėtim nė Irak. Supermodelja gjermane, gjatė karrierės ka fituar mė shumė se 55 milionė dollarė dhe ėshtė shfaqur nė mė shumė se 700 kopertina revistash prestigjioze. E kėrkuar nga tė gjitha firmat e mėdha tė modės nė botė, Claudia Schiffer, vėrtet braktisi pasarelat po emri i saj do tė jetė gjithmonė i lidhur ngushtė me to.

Si ju duk vendimi pėr t‘u larguar nga pasarelat?

Edhe i vėshtirė, edhe i lehtė. Nuk besoj se do tė mė mungojnė. Unė do tė vazhdoj tė jem pjesė e botės sė modės. Do tė kujdesem pėr ēdo detaj, do t‘i shoh gjėrat me mė imtėsi, por kėsaj here e ulur nė karrigen e spektatorit. Megjithatė puna ime ėshtė modele dhe unė e tillė do tė vazhdoj tė mbetem deri nė fund tė jetės.

Cili ėshtė sekreti i suksesit?

Normaliteti. Jam njė grua e qetė dhe njė nėnė e lumtur. Unė kam dy fėmijė, Casper, 6 vjeē dhe Clementina 5, dhe ditėt qė kaloj pranė tyre mė japin forcė tė madhe pėr tė ecur para dhe pėr tė qenė mė e vendosur nė vendimet qė marr. Pastaj edhe jeta bashkėshortore mė ka ndryshuar. Partneri im mė mbėshtet nė gjithēka qė bėj. Jetesa nė Londėr na ka prirė pėr mbarė.

Dikur, pas moshės 25-vjeēare, modelet "dilnin jashtė funksionit", ndėrsa sot, sė bashku me ju, edhe pse nė moshė madhore, janė shumė tė kėrkuara Naomi Campbell dhe Eva Herzigova. Si e shpjegoni ju kėtė?

Mendoj se njerėzit janė trembur nga mėnyra se si po ecėn bota, nga kriza ekonomike, luftėrat dhe ndaj kjo gjė pasqyrohet edhe nė botėn e modės. Pėr mė tepėr, sot top modelet nuk kanė personalitet tė fortė, siē kemi pasur ne dhe mė kryesorja nuk kanė mundėsi pėr ta ndėrtuar.

Pėrse?

Gjithēka digjet me shpejtėsi. Njė modeleje mund t‘i ndodhė qė tė pėrfundojė nė kopertinėn e revistės "Vogue" tri javė pas debutimit dhe mė pas tė pushohet nga puna, sepse ndoshta nuk ėshtė mė momenti i tendencės qė mishėron. Kur kam filluar punė, kėrkoheshin gjithmonė tė njėjtėt persona, trukoheshim mė shumė, interpretonim personazhe tė ndryshėm. Sot modelet mendojnė vetėm tė punojnė dhe kaq. Ne dėfreheshim dhe mbretėresha e mbrėmjeve ishte Naomi, pasi imitonte nė perfeksion stilistėt dhe koleget.

Ju keni rėnė gjithmonė nė sy mes kolegeve, sepse keni qenė njė vajzė e urtė dhe e brishtė?

Po, ėshtė e vėrtetė. E kisha tė vėshtirė tė pėrshtatesha. Nėse nuk njihja ambientin qė mė rrethonte, nuk flisja kurrė. Por tani gjėrat kanė ndryshuar. Sinqerisht, nėse shumė mendojnė se gjėja mė e mirė ėshtė tė kthehen pas nė moshė pėr tė qenė edhe njė herė 20 vjeē, unė nuk do ta preferoja. Pas tė 30-ave arrita pjekurinė time si femėr dhe kjo moshė pėr mua ka qenė mė e lumtura e jetės sime. Nuk dua tė kthehem pas.

Gisele Bundchen po korr sukses tė jashtėzakonshėm. A mendoni se ajo ėshtė vėrtet modelja e momentit?

Sigurisht. Gisele ėshtė njė vajzė e mrekullueshme, me njė bukuri tė rrallė tė lindur. Pėr tė arritur aty ku ėshtė sot, ka punuar shumė dhe unė e pėrgėzoj pėr kėtė.

Si e kaloni zakonisht kohėn e lirė?

Mė pėlqen shumė tė kalėroj, vizatoj, luaj tenis apo tė bėj ski. Po ashtu, tė ēoj fėmijėt nė shkollė dhe tė kujdesem pėr edukimin e tyre.

Nėse nuk do tė ishit bėrė modele, cili do tė ishte profesioni juaj?

Sigurisht avokate. Njė zanat qė do ta trashėgoja nga prindėrit e mi. Qė e vogėl e kam pasur kėtė dėshirė, por nė tetor tė vitit 1987 kur isha 16 vjeē, jeta ime ndryshoi. Kisha shkuar nė njė klub nė Duseldorf, kur Michael Levaton, drejtori i "Metropolitan Model Agency" mė pa dhe mė kėrkoi tė bėhesha menjėherė modele pėr agjencinė e tij. Pranova pa asnjė hezitim.

I kujtoni ende fillimet?

Padyshim. Mbarova shkollėn dhe u nisa drejt Parisit pėr njė shėrbim fotografik. Mė pas dola nė kopertinėn e "Vogue" nė Francė, por famėn e mora atėherė kur Karl Lagerfeld mė thirri pėr t‘u bėrė imazhi i ri i "Chanel".

Takoheni shpesh me koleget e kohės suaj?

Mė shpesh takohem me Eva Herzigovėn. Shkėmbejmė mendime pėr fėmijėt dhe mundohemi tė flasim pėr gjithēka, pėrfshi edhe pasionin tonė pėr modėn.

Thuhet se mbi komodinė, pėrveē fotove tė familjes, mbani edhe atė tė njė qenushi, qė e kishit shumė pėr zemėr kur ishit e vogėl?

Po, nuk mund ta hedh kurrė. Kam shumė kujtime tė fėmijėrisė tė lidhura me tė. Mė kujton gjyshėrit, dashurinė dhe shtėpinė e tyre.

Jeni kundėr kirurgjisė estetike?

Absolutisht po. Ėshtė mė mirė tė kesh ndonjė defekt, sepse pikėrisht kjo tė bėn tė veēantė.