Shakira: Fėmijėt, e ardhmja, tė drejtat




Gjatė fluturimit nga Majami pėr nė San Salvador, sytė janė tė fiksuar te kompjuteri. Pamja e fytyrės tregon se ėshtė zhytur thellė nė mendime. Po pėrgatit fjalimin mbi zhvillimin e fėmijėve qė do tė mbajė pas disa ditėsh nė njė samit iberiko-amerikan ku marrin pjesė disa prej krerėve mė tė mėdhenj tė shteteve tė Amerikės Latine, Kryeministri dhe Mbreti i Spanjės, Kryeministri portugez dhe njė grup i zgjedhur personalitetesh tė tjera. Natyrisht qė ky nuk ėshtė publiku i kėngėtares kolumbiane, Shakira Isabel Mebarak Ripoll. Ajo ėshtė mė shumė se njė kėngėtare pop (gjithashtu aktore dhe balerinė), me miliona fansa nė tė gjithė botėn dhe njė album tė ri qė ėshtė publikuar dje.

Pėrveē kėngėve, suksesit dhe koncerteve, ka mė shumė. Shakira filloi tė merret me aktivitetet e bamirėsisė qė nė moshėn 18-vjeēare, menjėherė pas kėngės sė saj tė parė qė u bė menjėherė hit ndėrkombėtar ("Estoy aquƬ"). Para disa vitesh, sė bashku me tė fejuarin e saj, Antonio de la Rua, dhe disa miq, mendoi tė krijonte "Unionin e lirė tė kėngėtarėve hispaniko-amerikanė", fondacionin "Alas" (krahėt nė spanjisht), i cili e pėrdor famėn pėr tė mobilizuar fansat dhe politikanėt, pėr tė cilėt fansat votojnė. Gjithēka bėhet pėr tė ndihmuar fėmijėt. Qė atėherė, pjesė e kėtij fondacioni janė bėrė shumė yje tė muzikės pop spanjollė dhe portugezė, tė cilėt kanė organizuar koncerte nė Meksikė dhe Argjentinė.

Fondacioni ėshtė ndihmuar edhe nga familjet mė tė pasura tė kontinentit, si dhe ka tėrhequr vėmendjen e njė numri tė madh krerėsh shtetesh. Filantropia e yjeve tė famshėm tė muzikės rok nuk ėshtė njė risi, por ajo qė po pėrpiqen tė bėjnė Shakira dhe Alas ėshtė. Nė fakt ata pėrdorin fuqinė e muzikės pop pėr tė ndihmuar njerėzit e vendeve tė varfra tė botės nga vijnė. Qėllimi ėshtė i qartė: "ushqim, edukim dhe garanci pėr kurat mjekėsore tė fėmijėve", si dhe ndryshimi i mėnyrės qė shtetet kujdesen pėr ndihmat.

Duke pasur parasysh emrin, famėn e keqe tė qeverive latino-amerikane nė fushėn e shėrbimeve sociale dhe recensionin, ndoshta, vajza e re me flokė tė verdhė nuk ka shumė shpresa. Megjithatė Shakira ėshtė njė person qė nuk duhet nėnvlerėsuar. "Shakira mund ta bėjė dallimin kur flet pėr varfėrinė e fėmijėve", tregon Bono, lideri i grupit U2.

"Jam rritur nė njė botė ende nė zhvillim, duke parė padrejtėsi kudo", tregon Shakira pas mbėrritjes nė San Salvador. "E di qė nė Kolumbi, kur njė fėmijė lind i varfėr, ėshtė e sigurt se do tė vdesė i tillė, nėse nuk i ofrohet ndonjė mundėsi tjetėr, qė quhet shkollim. Amerika Latine ėshtė ‘njė kontinent i ri‘ shumė i lakmueshėm. Ne ende mund tė ndryshojmė".

Fondacioni "Alas" pėrfaqėson edhe bashkimin tradicional amerikanojugor tė pushtetit dhe parave. President ėshtė Alejandro Santo Domingo, 32 vjeē, pasardhėsi i familjes sė dytė mė tė pasur tė Kolumbisė. Zėvendėspresident janė i fejuari i Shakirės, djali i ish-presidentit tė Argjentinės, dhe Alejandro Soberòn, organizator meksikan spektaklesh. Nė grupin e drejtuesve bėjnė pjesė edhe Carlos Slim, njė nga njerėzit mė tė pasur tė botės, Joseph Safra (bankier brazilian), Alejandro Bulgheroni (Argjentinė, naftė dhe gaz), Emilio Azcarraga (Meksikė, radio dhe televizioni) dhe Stanley Motta (Panama, linja ajrore).

Amerika Latine qeveriset ende nga familjet dhe grupi drejtues i "Alas", qė pėrbėn edhe njė pjesė tė mirė tė ekonomisė vendase. Pyetja qė shtrohet ėshtė: a mund tė kenė sukses filantropėt e pasur tė vendit tė reduktojnė pabarazinė shkatėrruese, pasi shumė breza njerėzish tė fortė, teknokratėsh, luftėtarėsh dhe reformatorėsh kanė dėshtuar? Pas mbėrritjes nė El Salvador diskutuam gjatė pėr objektivat e fondacionit "Alas" me Luis Alberto Moreno, aktualisht president i Bankės Ndėramerikane pėr Zhvillim, ish- ambasador kolumbian nė Shtetet e Bashkuara, biznesmen, ish- ministėr dhe gjatė viteve ‘80, gazetar televiziv. Banka e tij ėshtė njė nga burimet kryesore tė zhvillimit tė Amerikės Jugore dhe shpesh i jep kėshilla edhe Shakira-s. "Ndonjėherė kur kishim probleme, mblidheshim dhe mė pas kėrkonim zgjidhjen. Tė rinjtė e sotėm nuk u bėjnė mė ballė problemeve nė kėtė mėnyrė. Mendoj se Shakira dhe grupi i saj kanė arritur tė bėjnė pėr vete njė brez tė ri, qė falė muzikės, ėshtė bėrė blobal".

Me tradita libaneze dhe kėngė nė gjuhėn angleze, suksesi i saj planetar dhe kėnga "Hips don‘t lie", tė interpretuar sė bashku me Wyclef Jean, ka treguar se sa universale mund tė jetė artistja kolumbiane. Nė mėngjes, pas ardhjes sė saj, Shakira ka njė takim "pėr njė ēaj" me disa zotėrinj tė rėndėsishėm. Kushdo qė ka dėgjuar kėngėt e saj, ose ka parė videoklipet, e ka tė vėshtirė ta imagjinojė duke pirė ēaj me disa zotėrinj. Megjithatė, ambicia e saj e ka sjellė pikėrisht deri kėtu.

 Kur Shakira ishte 22 vjeēe, shkrimtari i famshėm Gabriel GarcĆ­a MĆ”rquez, shkroi diēka nė njė sagė kushtuar asaj. Pėrveē vullnetit tė hekurt, ai fliste edhe, pėr njė "sensualitet tė pafajshėm, tė cilin duket se e ka shpikur vetė". Samiti me presidentėt kėrkon seriozitet dhe korrektesė: pėr kėtė rast Shakira ka veshur njė fustan ngjyrė gri dhe flokėt i ka lėnė tė lėshuara. Kur merr fjalėn thotė: "Jemi kėtu pėr tė pėruruar njė aleancė tė rėndėsishme mes sektorit publik dhe shoqėrisė civile, me qėllim qė tė mbrojmė qeniet mė tė brishta mes nesh: fėmijėt. Nė kėto kohė tė vėshtira duhet tė gjejmė forcėn pėr tė mbrojtur mė tė vegjlit".

Historia e saj nisi nė Barrankuila, qyteti port nė Karaibe, shumė i njohur nė Kolumbi pėr pėrzierjen etnike (kryesisht baskė dhe arabė). Pėr fat tė mirė, i ati arriti ta fuste nė kolegj murgeshash, ku studentėve u kėrkohej tė ndihmonin fėmijėt e varfėr tė mėsonin tė shkruanin dhe tė lexonin. Kjo e ēoi kėngėtaren kolumbiane nė lagjen e varfėr "La Playa", ku vendosi tė ndihmonte tė gjithė fėmijėt.

 Pas disa vitesh u krye sėrish nė atė vend, por kėtė herė pėr tė pėruruar kryeveprėn e saj, njė shkollė, e cila ėshtė e kompletuar me salla vallėzimi, oborr me lule dhe njė fushė futbolli. Ėshtė njė ndėrtesė e qetė nė zemėr tė njė lagjeje tė dhunshme. Qė prej vitit 2004, Shakira ka kontribuar nė ndėrtimin e katėr shkollave si ajo, shkolla tė vėrteta ku sigurohet njė edukim i mirė nė njė ambient tė mbrojtur. Para disa vitesh, Shakira pėruroi njė shkollė tjetėr pėr fėmijėt e varfėr.

Sot bėn fotografi me ushtarėt dhe bisedon me gazetarėt dhe fėmijėt. Gjatė udhėtimit tė kthimit, ndėrsa tė gjithė pushojnė, ajo i afrohet Antonio de la Rua dhe fillon tė flasė pėr atė ēka ende mund tė bėjė nė jetėn e saj pa pushim, jashtė normales.