Princi i DJ
Ėshtė francez dhe ndodhet nė ēatinė e botės sė muzikės. Quhet David Guetta dhe gjithēka qė prek nė kėtė moment e shndėrron nė "ar"; dominon klasifikimet e sė gjithė botės dhe i takojnė atij dy prej kėngėve mė tė bukura tė sė gjithė verės. "Gjėja mė e bukur nė kėto ēaste ėshtė se janė tė tjerėt ata qė po mė kėrkojnė. Kjo ndodhi me Kelly Rowland kur krijuam "When love takes over", pastaj me Black Eyed Peas. Isha me ta nė Los Anxhelos dhe vajzat thoshin vazhdimisht: e shikoni kėtė producent francez, ėshtė mė i miri. Kėshtu tė gjithė nisėn tė mė kėrkonin pėr tė punuar me ta".
Zakonisht Guetta qėndron nė Ibiza, "atdheu" i tij i dytė, aty ku bashkohen parajsa dhe ferri, ku argėtimi arrin kulmin nė diskotekat marramendėse tė rrethuara nga dritat, luksi. Aty ēdo gjė i kalon kufijtė e normales. Nė videolojėn mė tė mirė qė ka dalė nė treg, ku pėrmes butonave dhe njė tastiere mund tė bėsh punėn e njė DJ, Guetta u zgjodh si pėrfaqėsuesi i mė tė mirėve tė Europės, ndėrsa si vend i krimit "Pacha", diskoteka mė e vjetėr dhe mė e famshme e ishullit. Para ēmendurisė sė natės, Guetta gjen kohė pėr tė treguar karrierėn e tij tė jashtėzakonshme, historinė e pashembullt tė muzikės sė kohėve tona: "Nisa tė bėja DJ qė kur isha 13 vjeē. Praktikohesha shumė, tė gjitha ditėt pas shkollės, pastaj nisa ta bėjė si punė. Shkoja nė festa dhe martesa. Nuk ishte ndonjė gjė shumė e kėndshme, por pėr nė atė kohė ishte shumė mirė". Guetta ka gjithmonė buzėqeshjen e stampuar mbi fytyrė, ėshtė njė djalosh euforik dhe nuk e fsheh se ėshtė njė njeri me fat qė tani e ndjen se e ka botėn nėn kėmbėt e tij. E tregon historinė e jetės sikur tė ishte njė film komik: "Nisa punė nėpėr klube, por fillimisht kur nisa tė bėja DJ nuk gėzoja respektin e askujt.
Mė kujtohet se ndonjėherė qėndroja nė njė dhomė tjetėr, vendosja CD dhe pastaj zbrisja nė sallė pėr tė parė nėse njerėzit po kėrcenin ende. Pas disa kohėsh arrita tė isha pjesė e Bain Doches", njė prej vendeve mė tė frekuentuara nė Paris, por edhe aty qėndroja nė njė tip bodrumi nga ku mund tė shihja vetėm kėmbėt e njerėzve. Tė mirė kamerier qė fitonte gjithė ato bakshishe, se sa deejay mendoja. Pastaj njė ditė shkova nė Londėr, nė njė klub tė famshėm dhe pashė DJ nė skenė. Tė gjitha dritat ishin pėrqendruar mbi tė dhe njerėzit qė kėrcenin duke parė ēdo lėvizje qė ai bėnte. Thashė me vete: kjo ėshtė njė ēmenduri. Atėherė u ktheva nė Paris dhe i thashė pronarit tė klubit ku punoja: "Mė paguaj ashtu si mė paguaje mė parė, por tani do tė vendos muzikėn qė dua unė".
U bėra i famshėm nė Francė, por e kuptova se, nėse do vazhdoja tė qėndroja ende aty pa lėvizur dhe kėrkuar gjėra tė reja, nuk do tė kisha arritur asgjėkundi. Duhet tė jesh kėmbėngulės nė jetė pėr tė ecur para. Kėshtu erdha nė Ibiza pėr tė prezantuar sloganin e ri "Fuck me, Im famous", qė sigurisht ishte njė blof, sepse askush nuk mė njihte. Nė fund tė fundit, ne nuk ishim nė kėrkim tė seksit, kėrkonim vetėm tė tėrhiqnim vėmendjen. Por funksionoi shumė mirė. Dėgjoja qė thoshin shpesh: ėshtė francez, por nuk ėshtė edhe aq i keq. Njė vit mė vonė, ftova Daft Punk dhe qė nga ai moment askush nuk u tall mė me njė DJ francez".
Pėr saktėsi, slogani i famshėm i Guetta-s, edhe sot, pas dhjetė vjetėsh, dallohet nė muret e Ibizas, edhe pse ka bėrė shumė rrugė. "Duhet tė kuptosh se nėse do tė fitosh famė nė nivel ndėrkombėtar duhet tė fillosh tė prodhosh muzikėn tėnde". Po loja? Nuk tė shkakton xhelozi fakti se tė gjithė mund tė ndihen nė lartėsinė e mė tė mėdhenjve me njė videolojė tė thjeshtė? "Loja ėshtė e mrekullueshme, mund tė provosh nė pak minuta dhe brenda njė kohe tė shkurtėr atė qė njė DJ arrin pas dhjetė vjetėsh praktikė.
Tė mėson tė ecėsh shumė shpejt. Mund tė kuptosh si funksionon. Fillimisht pėrmes tė argėtuarit mėson dhe, nėse dėshiron mė shumė, duhet tė investosh". Nuk ėshtė vetėm imazhi i lojės por edhe njė ambasador i kulturės sė diskotekės dhe kėtė dėshiron ta theksojė. "Mė pėlqen loja, sepse ėshtė shumė azhurnuar. Ėshtė pikėrisht ajo ku unė doja tė arrija me CD time, njė tentativė pėr tė ndėrtuar njė urė mes muzikės elektronike europiane dhe dansit amerikan. Ėshtė gjithashtu edhe mash-up, teknika pėr tė bashkuar sė bashku pjesė tė ndryshme muzikore, qė ėshtė kufiri i fundit i muzikės pėr tė kėrcyer. Kultura e internetit ka shkrirė tė gjithė kufijtė". Tani heroi ynė i muzikės di tė bėjė gjithēka nė kėtė fushė, aq sa kundėrshtarėt ia kanė vėrtet frikėn.
Mė mirė se kushdo tjetėr, ai di tė mbushė vėrtet plot diskotekat e Ibizas me muzikėn e tij. Ai tani di tė marrė muzikėn dhe ta transformojė nė diēka tjetėr. Tani ėshtė i kėrkuar nga tė gjithė. Po ai vet ēfarė kėrkon nė kėto momente? Pyetja ėshtė e qartė: Madonėn. Nė sy ka njė vėshtrim tė vendosur. "Mund tė vėmė bast? Jam i sigurt se edhe kjo do tė ndodhė shumė shpejt", tregon ai.