Aknet 9 zgjidhje pėr njė lėkurė tė pastėr
Kur jeni tė rinj, mezi prisni sa tė largohen.
Kur jeni tė rritur, habiteni qė u kthyen pėrsėri. Pėr fat tė mirė,
trajtimi i akneve nė dhjetėvjeēarėt e fundit ėshtė pėrmirėsuar dhe
prandaj ėshtė mė i thjeshtė kurimi i tyre.
Faktor vendimtar ėshtė gjeni. Me fjalė tė tjera, mund tė trashėgohen
karakteristikat e lėkurės dhe kėshtu edhe predispozita pėr akne.Lėkura
e fytyrės, kraharorit dhe e shpinės ka mijėra gjėndra yndyre (sebace)
tė cilat lubrifikojnė duke prodhuar sebo apo yndyrėn. Ekzistojnė 1000
gjėndra yndyre pėr centimetėr kub nė pjesėn qendrore tė fytyrės. Yndyra
e gjėndrave kalon nėpėrmjet kapilarėve tė hollė deri nė sipėrfaqe tė
lėkurės. Ndonjėherė, kėto bllokohen nga yndyra, bakteret dhe qelizat e
vdekura duke prodhuar si pasojė aknet. Kjo dukuri duket mė e hasur
gjatė adoleshencės pėr shkak tė ndryshimit tė nivelit tė hormoneve tė
cilat rrisin gjėndrat e yndyrės dhe i stimulojnė ato duke prodhuar njė
dozė mė tė madhe tė kėsaj substance yndyrore. Nė pėrgjithėsi kjo
situatė normalizohet rreth tė njėzetave. Atėherė, pėrse aknet
zhvillohen tėk tė rriturit mbi 20 vjeē? Ka arsye tė ndryshme, mes tė
cilave:
Hormonet. Aknet premenstruale janė tė vėrteta.
Shtatzėnia, ndryshimet gjatė ciklit menstrual dhe pilula anti-baby mund
tė shkaktojnė ndryshime tė nivelit tė hormoneve dhe si rrjedhojė,
shfaqjen e akneve tek gratė. Pėr disa, kontraceptivėt nė dozė tė vogėl
tė marrė nga goja, mund tė ndihmojnė pėr zvogėlimin e kėtij problemi;
pėr tė tjera, ato mund ti shtojnė. Nėse keni akne dhe ērregullime tė
ciklit menstrual kėshillohet tė konsultohet mjeku pėr tė kuptuar nėse
shkaku ėshtė njė nivel anormal i hormoneve.
Stresi. Dermatologėt kanė tė njėjtin mendim pėrsa i pėrket faktit qė stresi i madh mund tė ndryshojė nivelin e hormoneve.
Produktet kozmetike. Produktet pėr trukun e fytyrės,
nėse janė mė pėrmbajtje tė lartė vajore, mund tė bllokojnė poret dhe tė
shkaktojnė kėshtu aknet.
Vendi i punės. Nėse punoni si mekanik apo nė kuzhinė,
fytyra mund tė jetė e sulmuar nga vajrat, disa prej tė cilėve mund tė
provokojnė akne. I njėjti efekt mund tė arrihet duke qenė nė kontakt me
produkte kimike.
Medikamente tė caktuara. Disa medikamente, si Dilantin (i cili pėrdoret nė kurimin e epilepsisė), mund tė provokojė akne.
Faktorėt tė cilėt shkaktojnė akne janė tė ndryshėm, por ekzistojnė disa
masa efikase tė cilat mund tė shfrytėzohen pėr pastrimin e lėkurės.
1. Mos dėmtoni. Me fjalė tė tjera, mos i prekni, mos i
shtrydhni! Shkatėrrimi mbi pore ėshtė si njė top i vogėl. Mund ta
pėlcasėsh, por nėn sipėrfaqe yndyra, bakteret dhe qelizat e vdekura tė
lėkurės mund tė depėrtojnė nė indet rrethuese, duke shkaktuar kėshtu
njė inflamacion.
2. Pėrdorni peroksidin e benzolit. Njė numėr i madh i
produkteve farmaceutike nė shitje tė lirė pėrmban kėtė pėrbėrės, i cili
ndihmon nė largimin e grumbullimit tė qelizave tė vdekura tė lėkurės,
tė yndyrės nė pore dhe pėr tė pakėsuar edhe numrin e baktereve. Filloni
me dozėn minimale dhe pak nga pak e shtoni, veēanėrisht nėse keni
lėkurė tė ndjeshme, sepse sa mė i lartė tė jetė pėrqėndrimi i saj aq mė
lehtė mund tė shkaktohen irritime. Pėrdoreni njė apo dy herė nė ditė.
Vepron pas afro dy javėsh. Lėkura reagon fillimisht me skuqje dhe rėnie
tė qelizave tė vdekura, rrallė ndodhin reaksione alergjike. Nėse lėkura
thahet shumė, sygjerohet tė aplikohet njė krem hidratant.
3. Pėrdorni medikamente edhe pėr parandalim. Mos
pėrdorni produkte vetėm nė vendin problematik me akne. Vendoseni nė tė
gjithė zonėn e cila mund tė jetė objekt aknesh. Kjo pėrfshin tė gjithė
fytyrėn, shpinėn dhe kraharorin (shmangni zonėn e buzėve dhe tė syve).
4. Pėrdorni delikatesė pėr pastrimin e fytyrės. Shpesh
njerėzit me lėkurė tė yndyrshme ngulmojnė nė larje tė shpeshta tė
fytyrės dhe mendojnė se kėshtu mund tė heqin aknet. Por nuk e arrijnė.
Mund ta lash fytyrėn dhjetė herė nė ditė dhe pėrsėri tė kesh akne. Nuk
ka tė bėjė me pastėrtinė. Larja ėshtė vetėm largimi i yndyrės nė
sipėrfaqe tė lėkurės, jo nga kanalizimet e bllokuara. Njė i rritur mbi
18 vjeē mund tė ketė lėkurė tė thatė dhe akne njėkohėsisht. Nė tė
vėrtetė nėse ka njė pastrim agresiv, pėrfundon nė tharje apo irritim tė
pjesėve mė tė ndjeshme tė fytyrės.
5. Kujdes nga produktet vajore. Kjo vlen pėr produktet vajore pėr flokėt, produktet vajore pėr lėkurėn dhe veēanėrisht pėr pastrimin e fytyrės.
6. Pėrdorni produkte kozmetike me bazė uji. Nėse
produkti ėshtė i ndarė nė dy shtresa, ujė dhe produkt bazė, ėshtė me
bazė uji. Nėse nuk ėshtė i tillė pėrmban vaj. Produktet kozmetike pėr
sytė dhe buzėt janė tė sigurt sepse nė pėrgjithėsi nuk ka akne nė kėto
zona.
7. Mos mbėshtetni mjekrėn nė dorė. Provoni tė mos e
prekni vazhdimisht fytyrėn. Personat tė cilėt pėr arsye pune qėndrojnė
shumė kohė nė telefon janė subjekt i akneve nė zonėn e mjekrės.
Gjithashtu, ėshtė shkak traume pėr aknet, njėsoj sikur i shtrydh.
8. Mbrohuni nga dielli. Dikur besohej se ekspozimi nė
diell ndihmonte nė eliminimin e akneve. Pėrkundrazi, tepėr diell mund
tė provokojė kancerin e lėkurės dhe mplakjen e parakohshme, duke vėnė
nė rrezik avantazhet e saj. Mbrohuni me njė krem dielli me faktor
mbrojtės minimumi 15.
9. Mos u shqetėsoni pėr dietėn. Nuk ka prova qė
ēokollata, tė fėrguarat dhe produkte tė tjera tė shkaktojnė akne tek tė
rinjtė. Nuk ka rėndėsi ajo qė konsumohet. Nuk mund ti jepet faji
ēokollatės, arrave apo produkteve tė tjera tė cilat pėrmbajnė yndyrna
kur shfaqen puērra nė fytyrė. Nėse, pėrkundrazi, vėrehet njė lidhje
paralele midis njė ushqimi tė caktuar dhe shpėrthimit tė puērrave nė
fytyrė, shumė dermatologė janė tė njė mendimi kur kėshillojnė tė
shmangen kėto ushqime.
Ēfarė mund tė bėjė mjeku kundėr akneve? Njė akne e
vazhdueshme mund tė ndikojnė negativisht nė karakterin e njeriut. Mund
tė ketė pasoja nė jetėn sociale, psikologjike dhe seksuale tė individit
qė mund tė jenė edhe serioze. Kėshillohet qė tė kurohet qė nė shfaqjen
e puērrave tė para nė moshė tė re, veēanėrisht nėse edhe prindėrit kanė
vuajtur nga akneja akute.
Kur ėshtė momenti pėr tė konsultuar me njė dermatolog pėr aknet?
Shumė pėrgjigjen kur ato ju shqetėsojnė. Varet nga si e shikon ēdo individ seriozitetin e gjendjes.
Ų Nėse ėshtė pėrdorur njė produkt me peroksid benzoli pėr gjashtė apo tetė javė dhe nuk zgjidhur ende problemi.
Ų Nėse ka puērra tė qelbėzuara mė tė mėdha sesa koka e fijes sė shkrepses.
Ų Nėse ka noduj nė pėrmasėn e mollėzės sė gishtit tė vogėl
Ų Nėse ka njolla tė mbetura pas akneve.
Ų Ėshtė shumė e rėndėsishme vizita tek dermatologu pėrpara se tė formohen cicatricet.
Nė ditėt tona ka njė shumėllojshmėri ilaēesh pėr trajtimin e akneve tė
cilat pėrfshijnė antibiotikėt dhe njė sėrė medikamentesh tė quajtur
retinoidi.
CdoDite