Keshilla per nje shikim perfekt
Toni i syve nuk eshte gje tjeter pervecse nje menyre per te luajtur me dritehijen dhe ti jap thellesi shikimit. Duke perhapur tonin me gishta ne palpeber perfitojme nje truk per diten me pamje natyrale. Ndersa ne mbremje mund te perdoret nje tonalitet me i erret. Per te ndricuar shikimin, nese perdoren ngjyra te erreta eshte e mjaftueshme pakez tone i hapur poshte harkut te vetullave duke krijuar ne kete menyre pike drite.
Per sa i perket ngjyrave, disa u shkojne te gjitha, si grija, blu, dhe prunja. Por cdo femer ka ngjyrat qe natyrisht nxjerrin ne pah syte ne menyren me te mire. Nje femer me lekure te arte dhe sy jeshil ose kafe duhet te zgjedhe ngjyra si: bronz, portokalli, e arte, jeshile. Nje femere me floke, sy dhe lekure te qarte per te nxjerre ne pah syte duhet te perdore ngjyrat e qiellit dhe te detit. Keshtuqe te pershtatshme jane: grija, blu, e zeze, roze jane ideale. Femrat me sy te erret kane nevoje per ngjyra te forta dhe me kontrast si e zeza, grija, lejlaja dhe bluja. Vetullat shpesh trukohen, por keto formojne kornizen e syve dhe per kete arsye duhet te kujdeseni shume per to. Forma eshte shume e rendesishme. Rimelei eshte ai qe jep shkelqimin syve. Nuk duhet te nxitoheni per ta aplikuar, por me kujdes pa lene asnje qerpik.