Meshkujt tė shqetėsuar pėr alkoolin




Ekspertėt pohojnė se meshkujt gjithnjė e mė shumė janė tė shqetėsuar pėr efektet negative tė alkoolit dhe me kalimin e kohės shtohet numri i meshkujve qė dėshirojnė tė heqin dorė nga kjo shprehi e keqe. Njė studim i ri i realizuar nė Britani tė Madhe tregon se 37% e meshkujve janė munduar tė zvogėlojnė sasinė e konsumuar tė alkoolit, pėr shkak tė kalorive tė tepėrta qė pėrmbajnė pijet alkoolike. 1/6 e tė anketuarve kanė deklaruar se dėshirojnė tė heqin dorė nga alkooli pėr shkak tė paraqitjes sė “gjinjve mashkullor”, ndėrsa ¼ pėr shkak tė rritjes sė barkut. 1/8 e meshkujve e anketuar kanė thėnė se alkooli ua ka ndryshuar dukjen, ndėrsa 9% kanė pohuar se ua ka prishur jetėn seksuale. Duke analizuar tė dhėnat, udhėheqėsi i studimit Dr. Ian Banks ka thėnė se meshkujt janė shumė mė tepėr tė shqetėsuar (sesa ėshtė menduar mė parė) pėr ndikimet negative tė alkoolit mbi organizmin e tyre.