Kunder rrudhave
Me kalimin e kohes ndodhin ndryshime ne fytyre: lekura humb elasticitetin. Kunder tipeve te plakjes, rrudhat jane sot te disponueshme nga teknikat e mjeksise estetike, me praktikime te thjeshta ne nivel te dermes me substanca te vecanta te cilat minimizojne keto probleme. Alternativa eshte midis kirurgjise plastike si "lifting" i cili lejon te ripozicionosh indet qe nga plakja zbresin poshte.
Teknika me baze kolagjeni ose derivate te acidit hialurinik.
Rrudhat I dallojme ne dy kategori
1- Rrudha te mimikes se fytyres.
Vijne si pasoje e renies strukturore te dermes: kolagjeni, elastina dhe acidi hialurinik. Por jo vetem plakja eshte pergjegjese per keto ndyshime, por edhe mimika e fytyres.
2- Rrudha si pasoje e plakjes
Vijne si pasoje e uljes se elasticitetit te tonfikimit lekuror. Perqendrohet me shume ne zonen ne mes te vetullave, ne zonen e mollzave, te gojes dhe te buzeve.
Produktet me te perdorshme ne kete fushe jane:
1-Kolagjeni
Kolagjeni bovin (bageti) merret nga lekura e tyre duke u seleksionuar dhe trajtuar. Para perdorimit eshte jane te indikuar dy teste per ndjeshmerine me distance tre javore. Kolagjeni perdoret tashme prej 15 vitesh dhe ka nje nivel efikasiteti dhe sigurie te pranueshme.
2-Derivat i acidit hialurinik
Qe prej disa vitesh perdoret derivati i acidi hialurinik me origjin nga kafshet me perberje xheli (Hylan B). Pacientet nuk manifestojne efekte anesore si irritime apo fryrje ne pjeset e trajtuara.
Sot disponohen materiale te ndryshme te pershtatshem per trajtimin estetik te rrudhave. Behet fjale per metodologji te konsoliduara. Por vetem mjeku specilist mund ta vleresoje, rast pas rasti ne funksion te nevojave te pacienteve, se cilat produkte mund tju sherbejne dhe nese eshte e nevojshme te nderhyni me kirurgji estetike.
IkubInfo