Misteret e menstruacioneve




Mos u ēuditni nga titulli i kėtij shkrimi. Menstruacionet, ndonėse i provojnė ēdo muaj, shumė vajza dhe gra, akoma nuk dinė natyrėn e tyre biologjike dhe rėndėsinė qė ato kanė nė jetėn e grave.

Shpresoj qė ky shkrim t'i ndihmojė.

Shumica e grave e mbajnė mend mirė atė moment tė frikshėm, ditėn kur u filluan periodat e para. Ky ėshtė njė moment pėrcaktues. Nga ky moment, biologjikisht, vajza e vogėl bėhet njė grua e vėrtetė.

Nė jetėn e njė gruaje, cikli menstrual ėshtė simbol i pjellorisė (fertilitetit); njė ngjarje e gėzuar; njė arsye e vėrtetė, qė gruaja, atė ditė, tė veshė rrobat mė tė mira e mė tė shtrenjta.

Cikli menstrual, ndonėse ka shenja biologjike tė pėrbashkėta tek tė gjitha gratė, ai ndryshon nga njėra grua tek njė tjetėr, sepse reflekton tė gjitha problemet shėndetėsore, tė gjitha ndryshimet trupore dhe gjithēka tė re e tė papritur qė ndodh nė trupin e gruas.

Ēfarė duhet tė dijė ēdo grua lidhur me menstruacionet?

1- Gjėrat kryesore tė ciklit tė saj menstrual

Cikli menstrual, jo vetėm e "kurdis" trupin e gruas, por ai, detyrimisht, i pėrgjigjet ritmit tė jetės sė saj. Ēdo cikėl ėshtė njė ndėrveprim i gjallė midis trurit, gjėndrave adrenale dhe ovareve tė gruas. Ky ndėrveprim fillon ditėn e parė tė ciklit menstrual (fillimi i gjakosjes), dhe mbaron nė ditėn e fundit tė ciklit, pra, pėrpara se tė fillojė gjakosja tjetėr. Siē e shikoni, ciklet menstruale, pa ndėrprerje, ndjekin njėri-tjetrin.

Tek njė vajzė normale, periodat e para (menarche) fillojnė kur vajza ėshtė 12 ½ vjeēe (mesatarisht) dhe pėrfundojnė (menopauza), kur gruaja arrin moshėn 51 vjeēe (mesatarisht).

Midis kėtyre viteve, ēdo grua normale pritet tė ketė mė shumė se 450 perioda

Ashtu siē ndodh me shumicėn e problemeve shėndetėsore, edhe cikli menstrual i ēdo gruaje "normale", ėshtė i ndryshėm. Kjo ėshtė pasojė e biokimisė sė saj tė veēantė dhe e shumė faktorėve tė tjerė si, dieta qė mban, ushtrimet qė bėn, stresi qė pėrjeton, si dhe nga shumė shqetėsime tė tjera tė shėndetit.

Cikli menstrual i shėndetshėm zgjat nga 24 ditė deri 36 ditė. Ato gra qė e kanė ciklin menstrual mė tė shkurtėr ose mė tė gjatė se kaq, shpesh, kanė tė prishur balancėn hormonale, ose kanė probleme gjinekologjike, qė duhet tė diagnostikohen nga mjeku.

2-Cikli menstrual ėshtė i ndarė nė dy faza

Tek ēdo grua cikli menstrual ėshtė i ndarė nė dy faza:

a-Faza folikulare
b- Faza luteale

Duhet tė dini se: Cikli menstrual nuk ka tė bėjė vetėm me ndryshimet hormonale dhe rrjedhjen e gjakut, por ka tė bėjė edhe me marrjen e informacionit dhe aftėsitė krijuese tė gruas. Kjo do tė thotė se gratė e marrin dhe e pėrpunojnė informacionin nė mėnyra tė ndryshme, nė kohė tė ndryshme tė ciklit tyre.

Faza e parė e ciklit menstrual, ose faza folikulare, ėshtė koha e energjisė mė tė madhe dhe e krijimtarisė mė tė lartė pėr gruan. Duke filluar nga dita e parė e periodave, trupi i gruas ėshtė nė njė stad ngjitjeje. Ovaret fillojnė tė pjekin disa mijėra folikula, qė mbajnė brenda tyre vezėt e gruas. Kjo koincidon me njė ndjenjė rinimi dhe vitaliteti tek gruaja.

Faza folikulare pėrfundon me ovulacionin, kur estrogjeni dhe testosteroni arrijnė nivelet e tyre mė tė larta nė trupin e gruas. Zakonisht, vetėm njė vezė lėshohet nga njėri ovar ēdo muaj. Veza kalon nė tubin e Fallopit, ku ajo ėshtė e aftė tė jetojė pėr rreth 24 orė.

Ka shumė rėndėsi tė dihet se faza folikulare, ėshtė faza e lulėzimit hormonal tė gruas, qė e nxit gruan pėr tė arritur kulmet e krijimtarisė emocionale dhe mendore. Planifikoni t'i bėni punėt tuaja mė tė mira, tamam nė kėto ditė tė bekuara tė ciklit tuaj menstrual. Ky ėshtė njė avantazh shumė i madh, qė "nėnė natyra" u ka dhuruar grave.

Pas ovulacionit ,gruaja hyn nė fazėn luteale. Trupi i gruas fillon tė bjerė nga zeniti dhe nga forma krijuese, nė atė qė quhet "krijimi i ēerdhes" (nesting). Nė kėtė fazė, sasia e progresteronit rritet, sepse ai duhet tė pėrgatisė uterusin pėr tė pritur vezėn e fertilizuar. Kjo ėshtė koha pėr reflektim dhe kur gruaja kthehet nga vetja. Nė kėtė moment gruaja grumbullon rezervat qė i duhen pėr dy jetė: tė sajėn dhe tė fėmijės.

Shkencėtarėt mendojnė se ėshtė me shumė rėndėsi qė, nė fazėn luteale tė ciklit, gratė tė dėgjojnė me kujdes trupin e tyre dhe tė ngadalėsojnė ritmin e jetės. Ata thonė se koha para fillimit tė gjakosjes (koha premenstruale), mund tė nxjerrė nė pah probleme shqetėsuese pėr gruan. Nė kėtė periudhė tė ciklit, gruaja zbulon dėshirat dhe intuitėn e saj subkoshiente. Kjo ėshtė ajo qė shkencėtarė tė ndryshėm e quajnė informacioni "lunar", qė ėshtė njė lidhje e fuqishme e ciklit menstrual me ciklin e Hėnės.

Nė qoftė se gruaja do tė jetė e kujdesshme dhe do tė mbajė njė ditar me ndryshimet qė ndjen nė ciklin menstrual, kėto do ta ndihmojnė pėr tė kuptuar shqetėsimet qė shfaqen nė kėtė periudhė.

3- Ovulacioni, eveniment me rėndėsi

Ovulacioni ėshtė njė moment tjetėr i rėndėsishėm i ciklit menstrual. Pėr arsyen qė cikli menstrual i gruas mund tė jetė i shkurtėr ose i gjatė, dhe pėr faktin qė ai mund tė ndryshojė nga muaji nė muaj, ėshtė me shumė rėndėsi qė gruaja tė pėrcaktojė ditėn kur do tė nxjerrė vezėn, pra, ditėn kur ndodh ovulacioni.

Faza luteale e ciklit menstrual, ose faza e dytė qė fillon pas ovulacionit deri sa fillon gjakosja, ėshtė, gjithmonė, 14 ditė e gjatė.



Gazeta Shekulli