Qershia pėr sportistėt
Lėngu i qershisė mund ta zvogėlojė dhimbjen muskulore pas vrapimit, tregon njė studim i ri i botuar nė revistėn "American College of Sports Medicine". Nė studim kanė marrė pjesė 60 participantė tė shėndoshė tė moshave ndėrmjet 18 dhe 50 vjeē. Participantėt tė cilėt gjatė njė jave, dy herė nė ditė kanė pirė nga 3 dcl lėng qershie, kanė pasur shumė mė pak dhimbje muskulore pas vrapimit nė shtigje tė gjata nė krahasim me ata tė cilėt kanė pirė lloje tjera lėngjesh. Edhe pse nuk dihet mekanizimi i vėrtetė i kėtij efekti pozitiv tė qershisė, autorėt e studimit mendojnė se qershia vepron ngjashėm sikurse barnat tė cilėt i marrin sportistėt pėr tė zvogėluar proceset inflamatore pas aktivitetit trupor.