Pėrtypni aspirinė




Personat tė cilėt kanė pasur dhe kanė probleme me zemrėn, kanė shumė mė tepėr dobi nga aspirina nėse e pėrtypin atė, sesa kur e marrin nė formė tablete tė zakonshme, sugjeron studimi i publikuar nė revistėn "Stem Cells". Kėtė konkludim e ka marrė ekipi i shkencėtarėve nga Universiteti i Kalifornisė nė San Diego, tė cilėt kanė studiuar se cila formė e aspirinės ka efekt mė pozitiv te pacientėt tė cilėt kanė pasur probleme me zemėr. Pacientėt pjesėmarrės nė studim janė ndarė nė tre grupe: grupi qė e ka gėlltitur aspirinėn e zakonshme, grupi i cili e ka pėrtypur tabletėn e zakonshme tė aspirinės dhe grupi i cili e ka pėrtypur aspirinėn e prodhuar veēanėrisht pėr kėtė qėllim. Duke llogaritur nivelin e barit nė gjak, ekipi studiues ka zbuluar se aspirina e cila mund tė pėrtypet vazhdimisht kishte pasur absorbim mė tė madh dhe mė tė shpejtė nė krahasim me aspirinėn e zakonshme.